6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Nis epoka e re në Hardh Fest – maratonë festive 96 orë

Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar ishte festivali më i vizituar në Kosovë, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë, që shënon numër rekord të ndërkombëtarëve.

Festivali me më së shumti turistë në Kosovë, “Hardh Fest”, sivjet po vjen me një maratonë festive 96 orë dhe përditësim të aktiviteteve unike, duke i paraprirë vitit jubilar të 20-të, këtu nis epoka e re e “Hardh Fest”.

Festivali mbahet me 4, 5, 6 dhe 7 shtator 2020, n’Konak të Rahovecit, bindshëm lokacioni më i madh dhe më modern i festivaleve në Kosovë.

”Hardh Fest” tashmë tradicional në 19 vjetorin, mikson eksperiencat jetësore të turistëve nga mbarë bota, me pamjet vreshtare dhe trashëgimi, me muzikë hip hop dhe verë rreth kazanit dhe vizita (tours) tradicionale, duke vazhduar me muzikë pop & rock dhe raki rrushi deri te muzika elektronike dhe zjarri në Hardh Camp.

Një festival origjinal që tashmë është dëshmuar si përvojë e një dimensioni tjetër, krejt kjo e rrethuar me peizazhet magjepsëse vreshtare, që përjetohen vetëm në “Hardh Fest”.

Fotografia e Hardh Fest

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Lajmet e Fundit