Nis pastrimi i lumenjve në Rahovec

Për t’i evituar përmbytjet e tokave bujqësore, Komuna e Rahovecit ka filluar punimet për pastrimin e lumit “Remnik” dhe Përrockës së Re.

Projekti parasheh pastrimin e shtratit të lumit “Remnik” nga Bërnjaka deri në fshatin Fortesë me gjatësi 1400 metra; më pas do të vazhdohet me pastrimin e Përrockës së Re, në mes të fshatit Krushë e Madhe dhe Celinë, me gjatësi prej 1 200 metra.

Lulzim Hasku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, thotë pastrimi i shtretërve të këtyre dy lumenjve bëhet me qëllim të parandalimit të përmbytjeve të tokave punuese, që iu shkaktojnë dëme fermerëve, në sezonin e shirave.

Vlera e përgjithshme e këtyre dy projekteve është rreth 10 000 euro./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit