10.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Nisin aplikimet për ‘Green Card’ amerikane – duhet t’i plotësoni këto dy kushte kryesore

Duke filluar nga sot kanë nisur aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023, e njohur si “Green Card”.

Ambasada amerikane në Prishtinë njofton se aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor.

Të gjithë qytetarët që synojnë ta ndjekin “ëndrrën amerikane” mund të aplikojnë për të fituar këtë mundësi nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme.

“Regjistrimi elektronik për Lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00 dhe do të mbyllet të martën më 9 nëntor 2021 në mesditë 12:00”, njofton Ambasada, përcjell Telegrafi.

Janë gati pesë javë në dispozicion të atyre që duan të aplikojnë. Sipas njoftimit, për këtë periudhë do të jenë në dispozicion 50 mijë viza DV dhe se regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas.

Në udhëzimet rreth programit, thuhet se, individët e lindur në vendin që është i kualifikuar për të aplikuar në program, mund të jenë të pranueshëm për të aplikuar. Gjithashtu, çdo aplikues duhet të ketë arsimin e duhur dhe përvojë pune prej së paku dy vjet. Udhëzimi tërheq vërejtjen se të mos aplikohet në qoftë se nuk i plotësoni këto dy kushte.

“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2023 duhet të kryhen në mënyrë elektronike në www.dvlottery.state.gov, duke nisur në mesditë, e mërkurë, 6 tetor 2021, deri në mesditë, e martë, 09 nëntor 2021. Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkes? të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit”, thuhet në udhëzim, përcjell Telegrafi.

Duke filluar nga 8 maji 2022, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2023 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të Lotarisë.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve. /Telegrafi/

Më Shumë

Malishevë, Krasniqi premton mbështetje për bizneset (VIDEO)

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, të mërkurën të shtypur në fletushkë e shpërndau planprogramin e tij nëpër bizneset e qytetit. Pronarëve...

Totaj tregon se si e ka planifikuar ta bëjë rregullimin urbanistik në Prizren

Kandidati i PDK-së në garë për të parin e Prizrenit, Shqir Totaj, ka treguar planin e tij se di do ta vë në zbatim...

Skandali/ Mbi 40 mijë qytetarë kanë marrë përgjigje të gabuar të testit Covid

Zyrtarët britanikë po përballen me pyetje dhe kritika në lidhje me kompaninë e testimit Covid, “Immensa” të lidhur me rezultatet e dyshuara të gabuara...

Spitali i Prizrenit/ 5 pacientë nga Shqipëria po trajtohen me COVID-19

10 pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim shëndetësor nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e...

Shi e borë sërish, moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend. Sipas IHMK’së, edhe gjatë këtyre dy ditëve...

Poezia dhe poetika e Martin Camajt

Nga: Arshi Pipa (pjesë nga “Letërsia bashkëkohore shqiptare”, Columbia University Press, Nju-Jork, 1991) 1. Hyrje Në shumë aspekte, Martin Camaj është intelektuali tipik europianolindor, që, për arsye politike,...

Fletëvotimi që u gjet në oborr të shkollës në Prizren, i kishte rënë qytetarit nga xhepi

Një fletëvotim, i cili është gjetur në oborrin e shkollës “Avdyl Frashëri” në Prizren i ka rënë një qytetari nga xhepi. Kjo është parë nga...

Elezi: KQZ po shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, gjithçka po shkon sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komuna. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha...

Kamariere, vetëm 23 vjeçe. Mario Balotelli prezanton të dashurën e re

  Mario Balotelli ka gjetur dashurinë e re dhe, ndoshta, edhe qetësinë. Sulmuesi i Adana Demirspor më në fund ka dalë hapur dhe ka zyrtarizuar...

Anton Quni fton qytetarët që ta votojnë Afërdita Morina-Biffar

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka ftuar qytetarët që më 17 tetor të votojnë për kuvendare kandidaten, Afërdita Morina-Biffar. Sipas tij,...

EXIT POLL-i i prezantuar në Klan Kosova: Në Prizren shkon në balotazh VV-ja me PDK-në

Sipas EXIT POLL-it të prezantuara në Klan Kosova Mytaher Haskuka është i pari me 37.91 përqind, ndërsa Shaqir Totaj i PDK-së me 35.30 përqind...

Islam Ukaj shpalos ofertën e PDK-së në Velezhë dhe Shpenadi

Kandidati i PDK-së për kuvendar të Prizrenit,Islam Ukaj, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës, Shaqir Totaj, ka takuar banorët e fshatit Velezhë dhe...

Islam Ukaj merr mbështetje nga Genc Prelvukaj

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Islam Ukaj, ka marrë mbështetje nga këngëtari i mirënjohur,...

Specialja kërkon nga Policia e Kosovës që të përgjigjen nëse mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen...

Sauditët ofrojnë 200 mln euro për Superkupën e Italisë

Sheikët arabë po shfaqen gjithnjë e më shumë në botën e sportit. Sidomos Arabia Saudite, ku shembulli i fundit ishte blerja e Neëcastle, po...

Totaj në tubimin përmbyllës: Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit të dielën

Partia  Demokratike  e Kosovës, Dega në Prizren ka mbajtur tubimin përmbyllës, pas gati një muaji sa ka bërë fushatë me qëllimin e arritjes së...

Lajmet e Fundit