7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Nisin hetimet ndaj mësuesit që fotografoi nxënësit duke nderuar sulmet e Erdoganit ndaj kurdëve

Nxënës të komunitetit turk në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren, bashkë me arsimtarin e tyre mbështesin presidentin turk

Përkrahja për sulmet ushtarake me urdhët të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoganit ndaj civilëve kurdë, nuk u izolua vetëm në Turqi.

Mbështjetje atij i erdhi edhe nga dikush në Kosovë.

Këtë gjë e bëri Selver Shantir që është mësues turk i klasës së katërt në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren.

Madje në foto shihen edhe nxënësit e tij e që edhe ata bëjnë përshëndetjen ushtarake.

Madje nuk hezitoj as ta publikoj këtë.

E ky gjest në përkrahje të presidentit të Turqisë, duket se do t’i kushtoj mësimdhënësit turk.

Në shkollën “Motrat Qiriazi” të hënen në mëngjes ishte edhe Inspektorati Ministrisë së Arsimit.

Në deklaratën e shkruar në gjuhën turke, mësuesi i ciklit klasor ka deklaruar se këtë fotografi e ka bërë me kërkesë të nxënësve.

Por, Sedat  Shkurti që është drejtor i kësaj shkolle  nuk arsyeton veprimin e arsimtarit.

Vox: Sedat Shkurti, Drejtor i shkollës “Motrat Qiriazi”

“Askush nuk guxoj të abuzoj me fëmijët, ai ka thyer rregulloret..”

E prindërit e këtyre fëmijëve ende nuk janë ankuar e as nuk kanë kërkuar të dinë se pse fëmijët e tyre janë përdorur për fotografi.

Por Këshilli  i Prindërve në nivel të Kosovës këtë veprim e konsideron të papërgjegjshëm nga ata që kanë manipuluar me nxënësit.

Ky këshill kanë bërë thirrje tek secili qytetar i cilësdo përkatësie etnike , që të mos manipulojnë me nxënësit për interesa çfarëdo qofshin ato.

Ishte një ndeshje futbolli mes Francës e Turqisë.

Por, futbollistët e kësaj të fundit bënë një gjest interesant kur shënuan gol ndaj shteti më të madh në Evropë.

Ata bënë këtë përshëndetje, në mbështetje të presidentit turk Recep Tapi Erdogan, për operacionin ushtarak që ky i fundit e urdhëroi kundër kurdëve në lindje të Sirisë.

Presidenti turk mbështetje të tillë mori edhe nga ekipet e futbollit të këtij shteti.

Në mesin e tyre ishte edhe reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, që luan për klubin turk Fenerbahqe.

Më Shumë

Bashkimi synon finalen para publikut vendas

Bashkimi dhe Prishtina përballen sonte në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Takimi zhvillohet në Palestrën Sportive “Sezai...

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Lajmet e Fundit