17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

As NISMA e Fatmir Limajt nuk e voton Gjykatën Speciale

JakupKrasniqi10-29Nisma për Kosovën nuk do të votojë për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet që dyshohet se janë kryer nga krerët e lartë të UÇK’së.

Kuvendi i Kosovës pritet që në fillim të vitit të ardhshëm ta kryejë këtë detyrë, duke votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese – të cilat do të lejojnë formimin e Gjykatës që do të veprojë jashtë vendit, por jo të gjithë deputetët shqiptarë do të pajtohen me të.

Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, të cilët në legjislaturën e kaluar kanë abstenuar lidhur me këtë çështje, sërish nuk do ta ngrisin dorën “për” kur Kuvendi do ta ketë në rend të ditës çështjen që tashmë është shndërruar në obligim ndërkombëtar për institucionet kosovare.

Në një prononcim të shkurtër për Politiko.net, Jakup Krasniqi thotë se Nisma nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Ne e kemi pasur një qëndrim dhe një arsyetim pse kemi abstenuar. Pra, nuk kemi qenë kundër, kemi abstenuar”.

“Ne nuk jemi kundër sundimit të rendit dhe ligjit. Ne nuk jemi kundër funksionimit si duhet të Gjyqësorit. Por, Institucionet e Kosovës është dashur ta japin një përgjigje që ardhja deri te formimi i Gjykatës Speciale është si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë”.

“Ka edhe disa çështje tjera për të cilat ne kemi qenë kundër”.

“Faktikisht, ne nuk mund ta ndryshojmë qëndrimin as në të ardhmen sa i përket Gjykatës. Ne si Nismë e ruajmë qëndrimin që e kemi pasur edhe në legjislaturën e kaluar. I kanë ata votat, koalicioni”, ka deklaruar Jakup Krasniqi për Politiko.net.

Edhe Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta votojë themelimin e Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë si lajm të keq për Kosovën.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që prioritet i tyre të jetë themelimi i Gjykatës Speciale, për të cilën liderët kanë pohuar se do të jetë një sfidë e madhe, por që do ta kalojnë duke i dhënë mbështetje.

Më Shumë

Në Prizren nis ndërtimi i një parku

Dje nisi përgatitja e terrenit në hapësirën e udhëkryqit mes rrugëve "Reshat Karjagdiu" dhe "Zahir Pajaziti" në Prizren për ndërtimin e një parku. Ky park...

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Lajmet e Fundit