13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Shqiptarët i entuziazmon takimi me “Mesharin”

Mesharin Gjon BuzukutKopja e veçantë e “Mesharit” të Gjon Buzukut, dhuruar Shqipërisë nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, është ekspozuar sot në Presidencë, në Tiranë.

Për herë të parë hyrja ka qenë e lirë edhe për qytetarët, të cilët kanë qëndruar në radhë për të parë nga afër këtë libër të rrallë, që më herët kishin dëgjuar vetëm të flitej në tekstet e shkollës.

Pikërisht nën frymën e festimit të Krishtlindjes, institucioni i kreut të shtetit ka menduar të hapë dyert për publikun e interesuar të shikojnë nga afër kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut nga ora 11.00 deri në orën 14.00 të ditës së enjte.

Qytetarët e shumtë që e panë nga afër librin u shprehën të entuziazmuar ndërsa thanë se ‘Meshari’, përfaqëson një vlerë të rrallë dhe të pavdekshme të historisë dhe kulturës shqiptare.

“Është një gjë e veçantë. Ne na kanë nderuar me kopjen e ardhur, që e solli Papa Françesku në mos gaboj. Është një gjë shumë e veçantë, ne e kemi bërë në shkollë shumë herët, po e kishim si ëndërr ta shihnim si është; çfarë ka, se vetëm dinim shprehjet e para të ‘Mesharit’ të Gjon Buzukut. Këta janë figura të shquara të kombit të rilindjes dhe është një dokument i veçantë i jetës kulturore shqiptare”, ka thënë një qytetar.

Midis shumë qytetarëve shqiptarë ka edhe turistë të huaj që janë bërë kurioz për të parë Mesharin, siç shprehet edhe një qytetar italian.

“Ekspozimi i librit të parë në gjuhën shqipe është një gjë e bukur dhe një iniciativë mjaft e mirë. Unë ndodhem në Shqipëri për pushimet e Krishtlindjeve. Ju uroj gëzuar festat”.

Libri origjinal u soll në Tiranë pas një kërkese të autoriteteve shqiptare në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së vendit.
“Meshari” u vendos atëherë në Bibliotekën Kombëtare ku u ekspozua për publikun për disa ditë, por më pas u kthye sërish në Vatikan. Ndërsa këtë vit Papa Françesku i dhuroi Shqipërisë një kopje të kësaj vepre të rrallë.

Më Shumë

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe ngritjen e...

Lajmet e Fundit