13.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

NISMA në Rahovec largon zyrtarin që ofendoi mërgimtarët dhe kërcënoi Albin Kurtin me vrasje

Kryesia e Nismës Socialdemokrate, dega në Rahovec ka marrë vendim që të shkarkohet nga pozita e kryetarit të nëndegës në Ratkoc dhe nga të gjitha përgjegjësitë tjera politke, Haxhi Hoti.

Ish-kandidati i Nismas Sociademokrate, javë më parë ka shokuar opinionin publik me deklaratën e dhënë për thirrje të vrasjes së liderit të LVV, Albin Kurti.

Ai gjithashtu ditë më parë ofendoi rëndë mërgimtarët.

Përmes një postimi të mëhershëm në Facebook, Hoti shkruante se Kurti “ka dy zgjidhje, ose ta lëshojë Kosovën, ose të vritet”.

E për këtë, Hoti sipas nenit 181 klasifikohet si vepër penale “Kanosje”, me të cilën kanoset se do të privohet personi nga jeta për shkak të kanosjes verbale.

Madje me Kodin Penal te RKS-ës nga neni 181 ky akt është i dënueshëm deri me 1 vit burg.

Më Shumë

Sekuestrohen 35.000 litra pije alkoolike në Prizren

Dogana e Kosovës njoftoi se i ka sekuestruar 35.000 litra pije alkoolike të prodhuara pa autorizim në fshatin Novak të Prizrenit. Në një komunikatë për...

Pablo Zabaleta rrëfen eksperiencën në Shqipëri: Udhëtim i pabesueshëm, ushqim dhe njerëz të mirë

Pablo Zabaleta është padyshim një nga futbollistët më të famshëm argjentinas e që ka luajtur për vite me radhë në nivele të larta të...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit