21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Kujtim Gashi nuk kandidon për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një njoftimi publik drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të tij, Gashi ka bërë të ditur se vendimi i tij vjen pas një periudhe të vështirë politike dhe emocionale, sidomos pas zhvillimeve që pasuan zgjedhjet e fundit në Prizren.

Ai ka theksuar se procesi zgjedhor në Prizren ka lënë zhgënjim te shumë qytetarë dhe mbështetës, duke shtuar se mundi, besimi dhe angazhimi i shumë njerëzve janë vënë në pikëpyetje nga një proces që, sipas tij, nuk është ndjerë i drejtë.

“Ka momente në jetë dhe në politikë kur vendimet më të vështira janë edhe ato që kërkojnë më shumë përgjegjësi”, ka shkruar Gashi, duke bërë të ditur se ka zgjedhur të bëjë një hap pas nga gara për deputet, por jo nga angazhimi politik dhe qytetar, raporton PrizrenPress.

Sipas tij, politika nuk ka qenë kurrë vetëm pozitë apo ambicie personale, por një marrëdhënie besimi me qytetarët dhe përgjegjësi ndaj atyre që e kanë mbështetur ndër vite.

“Nuk po largohem. Nuk po dorëzohem. Thjesht po zgjedh që, në këtë periudhë, të kontribuoj ndryshe, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtën dashuri për Prizrenin dhe Kosovën”, ka deklaruar ai.

Gashi ka pranuar se kjo periudhë ka qenë emocionalisht e rëndë për të, por ka vlerësuar mbështetjen dhe mesazhet e qytetarëve, të cilat, sipas tij, i kanë dhënë forcë për të vazhduar përpara.

Ai ka bërë të ditur se edhe pse nuk do të jetë kandidat në zgjedhjet e ardhshme, do të vazhdojë të jetë pranë kandidatëve të Partia Demokratike e Kosovës, aktivistëve dhe qytetarëve që besojnë në më shumë drejtësi, dinjitet dhe shpresë për Kosovën.

Në fund të reagimit të tij, Kujtim Gashi ka falënderuar qytetarët për besimin, respektin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se përkushtimi i tij për Prizren, Kosovën dhe Partia Demokratike e Kosovës mbetet i palëkundur./PrizrenPress.com/

Marketing

 

-ne-prizren/

Më Shumë

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit