20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Një muaj paraburgim për dillerin e drogës nga Gjinovci i Suharekës

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit i ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit N. Rexhepaj nga Gjinovci i Suharekës.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve substancave psikotrope dhe analoge.

“I pandehuri do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 20.05.2015, dhe do të zgjasë deri me datën 20.06.2015”, thotë zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Gjyqtarii Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurit.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se i njëjti në shtëpinë e tij në fshatin Gjinovc në një buton kanë qenë të fshehura sasia e narkotikut – heroin me peshë prej 6.854,48 gram. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit