20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Prokurori Special: Të vrarëve në Kumanovë do t’u bëhet autopsia

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha tha se do të bëhet autopsia e nëntë kosovarëve të vrarëve në konfliktin e ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë më 9 e 10 maj. Autopsia kufomave të përleshjeve u është bërë edhe në Maqedoni.

“Arsim Gërxhaliu dhe shërbimi i tij më tregoi se familjarët kanë kërkuar të bëhet autopsia dhe ajo do të bëhet”, tha prokurori Rexha.

Prokurori Rexha i cili është duke hetuar rastin në Kumanovë të Maqedonisë tha se është duke pritur kërkesën e familjarëve të viktimave për të lëshuar urdhër për autopsi.

“Nëse ka nevojë edhe do ta lëshojmë urdhrin për autopsi, sepse e meritojnë pasi që e kanë kërkuar familjarët dhe ajo do të bëhet në bazë të kërkesës së familjarëve. Kur të vijë kërkesa te unë do ta shqyrtoj dhe autopsia do të bëhet”, tha Rexha.

Sot në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në Kosovë trupat e vrarë në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës më 9 e 10 maj.

Gjatë përleshjeve të këtyre dy ditëve qenë vrarë dhjetë persona nga grupi i armatosur, nëntë prej tyre kosovarë dhe tetë policë, ndërsa ka edhe 23 kosovarë të arrestuar.

Më 13 maj Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte deklaruar për Kallxo.com se kanë marrë listën zyrtare nga autoritetet e Maqedonisë me emrat e të arrestuarve nga Republika e Kosovës. /Kallxo.com/

Më Shumë

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Ndërprerje në furnizimin e ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar konsumatorët se sot me datën 26.04.2024 prej orës 10:20 për shkak të defektit të...

Lajmet e Fundit