22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë ndaj gruas në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit K.P., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Paraburgimi do të llogaritet nga koha e arrestimit të të dyshuarit dhe në bazë të vendimit, do të zgjasë deri më 16 shkurt të këtij viti.

Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata, bëhet e ditur se rasti ka të bëjë me të pandehurin që si pasojë e problemeve psikike që e kanë afektuar, me dashje në vazhdimësi ka kryer dhunë apo keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit.

Më tej njoftohet se më datë 16 janar, kur e dëmtuara është kthyer nga puna, “me të hyrë brenda në shtëpi, i pandehuri në prezencën e fëmijëve të tyre, e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me shuplaka në fytyrë”.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, respektivisht i pandehuri ka kryer veprën panele në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron integritetin dhe jetën e njerëzve brenda një marrëdhënieje familjare, gjithashtu duke pasur parasysh ambientin në të cilin është kryer vepra penale, pra në shtëpinë e përbashkët të të pandehurit dhe të dëmtuarës, ekziston rreziku se me lënien e të pandehurit në liri apo që ndaj tij të mos caktohet paraburgimi, i njëjti mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, mund ta përfundoj veprën e kanosur penale, por mund të kryej edhe ndonjë vepër penale të natyrës më të rëndë me pasoja më të mëdha për të dëmtuarën dhe për familjen”, thuhet më tej në kumtesën e lëshuar nga Gjykata.

Më Shumë

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit aderon në AAK, para tre vitesh ishte larguar nga Vetëvendosje

Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin...

Zihet ashurja në teqenë ‘Halveti’ në Prizren, tërheq vëmendje të madhe

Me rastin e muajit Muharrem, në Teqenë historike Halveti në Prizren kanë filluar të zihen kazanët tradicionale të ashures. Aktiviteti po tërheq vëmendjen e...

Lajmet e Fundit