8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Një muaj paraburgim të dyshuarit që në gjendje të dehur rrahu gruan në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurit me iniciale Z.N. nga Prizreni, për shkak se në gjendje të dehur kishte rrahur gruan e tij, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me datën 13.08.2020 rreth orës 17:47, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendet në Prizren, i shkaktoi lëndime trupore të dëmtuarës – bashkëshortes së tij me iniciale SH.K.

“Me datën e cekur duke qenë në gjendje të dehur kthehet në shtëpi dhe pas fjalosjes me bashkëshorten e tij, të njëjtën e godet në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore të konstatuara si në Raportin mjekësor të Spitalit Rajonal të Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 17.08.2020, nga ora 14:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 17.09.2020./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Lajmet e Fundit