13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Nuk arrestohen serbët që kërcënuan shqiptarët në Prevallë

Një operacion i gjerë policor i ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit të së premtës ka rezultuar me shoqërim në polici të katër personave të nacionalitetit serb nga Komuna e Shtërpcës

Për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, kanosjes, mbajtjes në pronësi, kontrollit ose posedimit të armëve.

Operacioni “Festa” ka bërë bashkë hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale, policë nga njësiti për reagim të shpejtë, njësitet e specializuara K-9 si dhe njësitin për menaxhimin e mjeteve eksplozive, kanë thënë autoritetet në Ferizaj.

“Ky plan operativ është realizuar në bazë të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat e lartpërmendura me datën 1 maj pranë rrugës Brezovicë-Prevallë, me ç’rast kanë shtënë me armë në ajër si dhe kanë kanosur duke u drejtuar armën qytetarëve, të cilët me automjetet e tyre ishin duke qarkulluar përgjatë kësaj rruge”, ka thënë zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Agim Gashi.

Sipas Gashit, plani operativ është zhvilluar në Jazhincë dhe në magjistralen Brezovicë-Prevallë, ndërsa me urdhër të gjykatësit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, janë kontrolluar tri shtëpi dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: M.M. 41 vjeç, V.M. 23 vjeç, S.F. 34 vjeç dhe S.M. 30 vjeç.

Zëdhënësi i policisë, ka bërë me dije se gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy palë uniforma të Policisë së Serbisë, dy bajoneta, dy thika, 80 fishekë 7.9 mm, një fishek i kalibrit 7.65 mm dhe dy palë dylbi.

Burime policore kanë njoftuar se pas intervistimit, në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit janë liruar ndërsa lënda i është përcjellë gjykatës.

Më Shumë

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Dragash

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë...

I jepet lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së Bajram Ramë Sylejmani në Guri të Kuq

Në fshatin Guri i Kuq të komunës së Rahovec, iu dha sot lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Ramë Sylejmani, në praninë e...

Lajmet e Fundit