15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Nxënësit e Shkollës Profesionale në Suharekë, në rrezik për jetë

Rruga-nxenesit-700x406Mungesa e vijave të bardha në këtë pjesë të rrugës Suharekë-Prizren, pikërisht tek hyrja për në Zonën Industriale, paraqet rrezik të madh për nxënësit që e kalojnë këtë rrugë çdo ditë mësimi nga Shkolla Profesionale në Shirokë.

Nxënësit e Shkollës Profesionale në Shirokë u përballën me shumë vështirësi gjatë këtij gjysmëvjetori shkollor. Mungesa e furnizimit me energji elektrike vështirësoi mbarëvajtjen e mësimit dhe ajo u rregullua nga presioni mediatik i TherandaPost dhe protestës së nxënësve tek Zyra e Kryetarit.

Përveç kësaj rruga që duhet kaluar për të shkuar në këtë shkollë nuk ka vija te bardha.Kjo rrugë është shumë e frekuentuar nga automjetet dhe pikërisht në atë pjesë ajo rrugë ka katër korsi duke qenë se lidhë Suharekën me Prizrenin.

Nxënësit shprehen të frikësuar dhe thonë se disa herë kanë shpëtuar për pak nga automjetet që lëvizin me shpejtësi të madhe. Njëri nga ata shprehet për TherandaPost : ”jan shum te rrezikuar nxansat nga veturat sepse i grajn me ni shpejtsi shum te madhe mungoj, shejat ose zebrat ne at udhe ku hecim nuk ka trotuar ka edhe disa kamjona qe i grajn me ni shpejtsi shum te madhe”.

Derisa komuna nuk do ta rregullojë këtë çështje, rreziku nga aksidentet do të vazhdojë të jetë maksimal. Ndoshta do të jetë ndonjë aksident ai që do t’i detyrojë të përmirësojnë gjendjen./therandapost.com/

Më Shumë

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

Delirium

Lajmet e Fundit