8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Oktoberfest nuk ka as këtë vit

Autoritetet në Gjermani kanë anuluar festivalin e birrës Oktoberfest në Mynih për shkak të përhapjes së Covid në vend dhe rrezikut për shtimin e rasteve të reja nga grumbullimet e shumta.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soder, në një deklaratë tha se situata është ende shumë e pasigurt, ndaj dhe është marrë vendimi për të anuluar këtë festival.

Ky festival është një ndër më të rëndësishmit në Gjermani, ku marrin pjesë rreth 6 milionë qytetarë, gjatë muajit Shtator dhe Tetor.

Kryeministri Söder tha se masa si mbajtja e maskave dhe distancimi “nuk do të ishin të realizueshme” në çadrat tradicionale të birrës të festivalit, ndaj dhe nuk u lejua mbajtja e festivalit.

Ky është viti i dytë me radhë që ky festival anulohet dhe kjo masë është marrë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid.

Më Shumë

FC Prizreni reagon pas barazimit: Konteston arbitrimin dhe kërkon drejtësi në fushë

FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros...

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lajmet e Fundit