Opozita akuzon ekzekutivin e Prizrenit për shpenzime të luksit

Partitë politike opozitare në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e shpenzimit të parasë publike nga qeveria komunale gjatë vitit të shkuar.

Sipas opozitarëve, ekzekutivi lokal është përqendruar në shpenzime të luksit për vete dhe ka çaluar në jetësimin e projekteve, pasi që mbi 3.5 milionë euro të grantit qeveritar vjet kanë shkuar në suficit, shkruan KOHA.

këto pretendime janë hedhur poshtë nga lidershipi komunal, me arsyetimin se shpenzimet nuk janë të kamufluara si në qeverisjet e kaluara dhe se ato kanë shërbyer për promovimin e vlerave të Prizrenit edhe jashtë vendit.

Shefi i këshilltarëve të PDK-së, Simir Krasniqi, ka theksuar se për dy vjet të qeverisë Haskuka ka më shumë se 6 milionë euro suficit nga granti qeveritar, derisa ka rritje te shpenzimet e luksit.

“Qeverisja e dështuar e VV-së në Komunën e Prizrenit nuk mendon që buxheti i ndarë nga granti qeveritar të shkojë në investime kapitale për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve. Por, veprojnë në keqmenaxhim dhe pasurim për vete”, ka thënë Krasniqi gjatë diskutimit në KK për raportin financiar të vitit 2019.

Sipas tij, të dhënat tregojnë se qeveria aktuale është përqendruar vetëm në shpenzime të luksit./KOHA/

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit