Opozita kërkon rol aktiv të Kuvendit në dialog me Serbinë

Kuvendi Kosoves14-08Ende pa i filluar bisedimet me Serbinë, Isa Mustafa po akuzohet se po vepron njëjtë si ish-kryeministri Thaçi, duke mos pasur një agjendë të qartë dhe duke mos dhënë llogari para kuvendit për këtë proces.

Partitë politike, që janë opozitë në kuvend, kërkojnë që kuvendi të ketë rol më të madh në këtë proces, raporton KTV.

AAK’ja kërkon që për dialogun, kuvendi të ketë rol më të madh. Donika Kadaj-Bujupi thotë se Isa Mustafa, para se të niset për Bruksel, do të duhej që t’i paraqiste para deputetëve temat për diskutim.

Sipas saj, në këtë fazë dialogu ka kuptim vetëm nëse pikënisja është njohja reciproke.

Për rifillim të shpejtë të dialogut në mes Serbisë dhe Kosovës, kërkesa të shumta kanë ardhur nga faktori ndërkombëtar.

Më Shumë

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së `Shigjeta`

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit