10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Pa një minutë heshtje për Bekim Fehmiun

Vazhdon të përkujtohet në Kosovë, në Serbi, në diasporë dhe kudo ku ai ka përkuar dhe ku arti i tij ka prekur zemrat e shikuesve.

Sot shënohet gjashtë vjetori i vdekjes së një prej aktorëve më të mëdhenj shqiptarë që pati famë kudo nëpër botë, Bekim Fehmiu. Fehmiu u bë i famshëm me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë.

Rolet e tij në “Prova speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra.

Në Kosovë, vitin e kaluar në tetor u shënua “Java e Filmit në Kosovë”. Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, qysh para dy vitesh kur startoi në Beograd me shpalosjen e kulturës kosovare, e gjeti këtë figurë si pikë rreth të cilit do të bashkoheshin edhe shqiptarët, edhe serbët. Apo siç e kanë përshkruar, “simbol i së kaluarës së përbashkët, me sfidat, arritjet dhe keqkuptimet për të”.

Në vitin 1987 filloi heshtja e madhe e Bekim Fehmiut. Dramaturgu beogradas, Gorqin Stojanoviq, që gjatë gjithë këtyre viteve ishte afër Fehmiut, në këtë temë thotë:

“Në vitin 1987, në kohën e histerisë antishqiptare që zhvillohej, ai tha se më, jo vetëm që nuk do të aktronte, por as nuk do të paraqitej në opinion. Shi për këtë ai nuk vinte as në premierat tona”, thotë Gorqin Stojanoviq.

Vdekjen e aktorit të madh e kapitalizoi politika serbe, por jo edhe ajo kosovare e shqiptare. Presidenti serb, Boris Tadiç, tregoi se mund të përkulet para gjeniut shqiptar, Bekim Fehmiu, por kryetari i Parlamentit të Kosovës tregoi se nuk mund të mbajë një minutë heshtje për aktorin e madh botëror, Bekim Fehmiu. /KultPlus.com

Më Shumë

Katër libra futen në karantinë, dyshohen të jenë mbushur me arsenik

4 libra në karantinë Ata që e kanë lexuar librin “Emri i trëndafilit” i Umberto Eco-s, apo kanë parë filmin me të njëjtin titull, padyshim...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit