14.8 C
Prizren
E enjte, 29 Shtator, 2022

Pacolli: I erdhi dita idesë sime dhe të AKR-së

Behxhjet pacolliKreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është ndarë i kënaqur me vendimin e sotëm të Qeverisë e cila e ka kaluar ligjin për Ndërmarrjet Publike.
“Sot miratojmë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, përmes të cilit vendoset baza ligjore që me vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës të hiqen nga kompetenca e Agjencisë Kosovare të Privatizimit ndërmarrje të caktuara shoqërore ose njësi të caktuara organizative të një ndërmarrjeje dhe si rrjedhojë regjistrimin e tyre si ndërmarrje publike në pronësi të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas tij, miratimi i këtij ligji është në përputhje të plotë me vizionin dhe prioritetet strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku përmes krijimit të mundësive për zhvillimin e resurseve minerare dhe zgjerimit të modernizimit të industrisë së përpunimit minerar garantohet zhvillim i qëndrueshëm ekonomik, hapje e vendeve të reja të punës dhe rritja e mirëqenies për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Gjithashtu, përmes këtij ligji mundësohet krijimi i kushteve ligjore dhe institucionale për rritjen e shpejte të investimeve në sektorin minerar, forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, rritjen e interesit të komunitetit dhe garantimin e qëndrueshmërisë mjedisore. Dëshiroj të theksoj se synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë që ta zhvillojnë më tutje një nga arteriet kryesore të zhvillimit të vendit, e cila ka kontribuar shumë historikisht në ekonominë e Kosovës dhe më gjerë, ka qenë katalizator i mirëqenies sociale të shumë familjeve të Kosovës”, theksoi Kryeministri Thaçi.

Sipas Pacollit, kjo është sfida e parë, para se i njëjti të kalojë edhe në Kuvend. “Në fakt kjo është ëndrra jonë e kamotshme për Kosovën. Është pjesë e programit tonë për zhvillimin ekonomik dhe të fuqishëm të vendit. Është projekti dhe vizioni që garanton zhvillim dhe mirëqenie”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Sipas tij, me anë të këtij ligji ndër të tjera, mundësohet që disa ndërmarrje të rëndësishme të tërhiqen nga AKP, rrjedhimisht të tërhiqen nga procesi i shitjes, për t’iu nënshtruar pastaj një procesi tjetër të rivitalizimit, zhvillimit dhe ngritjes edhe më të fuqishme të tyre.

“Ato do të jenë pronë e Kosovës dhe qytetarëve të saj, sepse në bazamentin e tyre qëndron djersa dhe mundi i punëtorëve tanë në disa gjenerata. Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të rëndësishëm në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe aq të nevojshëm të Kosovës. Kjo është Kosova që e duam. Kjo është ideja ime dhe e AKR-së qe sa kohë, dita e së cilës i erdhi. Jam i bindur se parlamenti i Kosovës do të vepron me përgjegjësi dhe do ta miraton këtë projektligj”, ka thënë në fund Pacolli.

Më Shumë

BE “e shqetësuar” për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë, pasi këto dy shtete nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim në sferën...

Një delegacion nga Austria viziton komunën e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovës, Christoph Weidinger, kryetarin e Kuvendit të Austrisë së...

Lajmet e Fundit