11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Panairi i Fierit mbledh 100 shtëpi botuese dhe rreth 1000 tituj të rinj

Në panairin e librit që po mbahet në Fier midis datave 21-24 maj janë mbledhur rreth 100 shtëpi botuese dhe rreth 1000 tituj të rinj.

Në këtë panair po marrin pjesë shkrimtarë të njohur nisur nga Rexhep Qosja, Ali Aliu, Zejnullah Rrahmani, Agim Vinca e të tjerë me të cilët do të organizohen konferenca, takime, diskutime e promovime të ndryshme.

Temat e sivjetme të tri konferencave që planifikohen të mbahen janë “Libri dhe problemet e tij në aktualitetin e sotëm”, “Fatos Arapi, një ndër vokacionet kulmore të poezisë shqipe” dhe “Fan Noli dhe Faik Konica, dy personalitete dhe rival të përjetshëm”.

Në kuadër të promovimeve do të promovohet libri i ministrit të Kulturës së Kosovës, Kujtim Shala, ai i Prenc Zogajt, Bashkim Shehut, Rita Petros, Zejnullah Rrahmanit, Mira Meksit etj.

Sipas organizatorëve, në nderim të autorëve që kanë përvjetor lindjesh a vdekjesh sivjet do të mbahen interpretime nga krijimtaria e tyre. Disa nga ta janë Martin Camaj, Gjergj Fishta, Pashko Vasa, Ernest Koliqi, Çajupi e të tjerë.

Më Shumë

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit