2.5 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Paraburgoset i dyshuari që gjuajti me pushkë automatike në “Ortakoll” të Prizrenit

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit që gjuajti me armë në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit.

I dyshuari është V.H. nga fshati Poslisht i Prizrenit.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 09.06.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 09.07.2020, transmeton “PrizrenPress”.

“Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale V.H. nga fshati Poslishte, Komuna e Prizrenit për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së dhe veprës penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 356 par. 1 lidhur me par.7 të KPRK-së”, njofton Gjykata e Prizrenit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditë kritike me datën 08.06.2020 rrethe orës 22:15 minuta në Prizren në lagjen “Ortakoll” me pushkën automatike A-47 ka gjuajtur nga dritarja e veturës dhe se pas shikimit të vendit të ngjarjes në vend janë gjetur dhe janë konfiskuar 12 gëzhoja”.

“Po ashtu fakti se vendi ku i pandehuri ka gjuajtur me armë është vend i banueshëm me shumë shtëpi afër, ndërtesa dhe lokale, andaj është mendim i gjykatës se caktimi i paraburgimit sa i përket kësaj pike është i bazuar dhe i arsyeshëm”.

Më Shumë

“Ciceronët e Rinj” shënojnë 17 Shkurtin në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka organizuar aktivitetin edukativ...

Ortekët bllokojnë rrugën Qafë Thore–Theth, ndalohet qarkullimi për të gjitha automjetet

Rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike, përgjatë këtij aksi.  Lajmi është bërë i ditur...

Lajmet e Fundit