Pas Haradinajt, gruaja nga Vlora iu shfaq dje në Prizren edhe Albin Kurtit: Plasin të qeshurat

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, dy vjet më parë po në Prizren kishte bërë një veprim befasues, ai Valdete Derrallës ia kishte ndërprerë fjalën duke kapur për duar dhe larguar nga skena pasi po pengonte ceremoninë që po zhvillohej.

E pasardhësja e gjeneral Derrallës, e cila ishte inatosur keq me Ramush Haradinajn ka marrë fjalën edhe gjatë një debati të ish-ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca dhe Mrika Limani Myrtaj për rëndësinë e Lidhjes së Prizrenit.

Valdete Derralla, pasardhësja e gjeneralit Mehmet Derralla, ministrit të Luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit, ka dalë serish në qendër të vëmendjes pasi dy vjet më parë asaj ia ndërpreu fjalën ish-kryeministri Haradinaj.

Ndërsa pritej që Deralla të bënte pyetje, organizatorët kërkuan prej saj që të ndalë fjalimin, por ajo insistoi që të vazhdojë tutje.

Kjo bëri që të pranishmit të kërkojnë që ajo të ndalojë fjalimin dhe të brohoritin emrin e Albin Kurtit, pas së cilës Derralla ‘u dorëzua’ duke i dhënë mikrofonin kreut të Vetëvendosjes.

Po ashtu kujtojmë se sot për herë të dytë ajo ju është shfaqur edhe kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt./KosovaPress

 

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Komuna e Malishevës dhe UNDP mbështesin katër projekte të shoqërisë civile

Komuna e Malishevës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë nënshkruar marrëveshje financimi në kuadër të programit ReLOaD3, projekt i mbështetur...

Lajmet e Fundit