22.5 C
Prizren
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Partitë, piramida të zhvatjes

Ruajtja e pushtetit për më shumë se një dekadë e gjysmë pothuajse nga i njëjti spektër politik në shtetin e ri të Kosovës, sipas analistëve politikë, ka bërë që disa nga partitë politike kosovare të jenë shndërruar në piramida të inkriminuara të klientelave të ngushta të oligarkëve që nuk kanë pasur dhe nuk kanë plane dhe qëllime për zhvillimin e vendit, pos zhvatjen dhe përvetësimin e parave dhe aseteve të shtetit për interesat e tyre dhe mbështetësve te tyre.

Analisti Ali Hertica thotë se piramida e të inkriminuarve dhe klientelat e tyre të renditura në grupe të oligarkëve të disa subjekteve politike janë fuqizuar aq shumë sa që po arrijnë ta nënshtrojnë edhe shtresën intelektuale, prandaj po duket të jetë një luftë e vështirë me këtë regjim totalitar për shoqërinë kosovare.’Kjo shoqëri merimangash të rrjetëzuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, që fshihet nën petkun e partive politike, është e shtrirë si rrjeta e merimangës në të gjitha dikasteret e shtetit, që në dogmën e tyre të politikës ditore e cilësojnë si shtet ligjor, ndonëse nuk janë të gatshme të ndërmarrin asnjë hap drejt shkurtimit të jetëgjatësisë së kësaj rrjete të oligarkëve që sot janë ngjitur deri në majën e shtetit. Kjo shtresë e të inkriminuarve assesi nuk ka plan e as që mendon ta zhvillojë shtetin apo shoqërinë, por vetëm planifikojnë dhe punojnë se si t’i mbushin xhepat, duke përfituar nga shpërdorimi i të gjitha aseteve të shtetit për interesat e tyre klanore, të mbështetur gjithmonë nga grupet kriminale”, tha Ali Hertica.

Polarizimi i shoqërisë

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, thotë se kapja afatgjate e pushtetit nga subjektet më të mëdha politike ka bërë që ato të zhyten në krim dhe korrupsion deri mbi “maje të kokës”. “Fakti se anë- tarë të organeve udhëheqëse të partive politike që ishin e janë në qeverisje janë të stërpasuruar, tregon më se qarti se të tillët janë pasuruar paligjshëm dhe për aq dëmshëm për asetet e qytetarëve, përkatësisht të votuesve të tyre. Në anën tjetër, fakti se pjesa dërmuese e qytetarëve të vendit janë tejet të varfër, po ashtu ndikon faktin se pasurimi ilegal i shumë qeveritarëve ishte i padrejtë dhe i paligjshëm si dhe në demin e taksa paguesve, përkatësisht qytetarëve të vendit”, tha Smaka për ‘Kosova Sot’.

Ai ka pohuar se krijimi i shtresimeve sociale në pasanikë dhe të varfër kryesisht është bërë nga pasurimi ilegal dhe duke injoruar shtresën tjetër qytetare në shumicë të shndërruar në varfanjakë të nëpërkëmbur dhe të lënë pas dore nga qeveritarët pothuajse të njëjtë e të pazëvendë- sueshëm gjatë disa mandateve. Një pohim të tillë e mbron edhe analisti politik Blerim Burjani.

“Po realisht qytetarët janë lodhur nga kjo qeverisje, janë edhe mjaft shumë të dëshpëruar për shkak të mosndaljes së veprimeve të dëmshme dhe formave korruptive, pra ka shumë probleme dhe shumë pasurime të njerëzve të pushtetit, pa ndonjë rezultat sinjifikant në nxjerrjen e vendimeve gjyqësore që dëshmohet luftimi i korrupsionit nga institucionet shtetërore. Pra, s’ka rezultat dhe BE-ja nuk mund të bindet se duhet të liberalizojë as vizat për qytetarët e Kosovës. Pra, duhet ofruar fakte relevante në këtë drejtim”, tha Burjani për “Kosova Sot”

Më Shumë

24 vjeçari nga Malisheva s’u bën ballë lëndimeve nga aksidenti, vdes në QKUK

24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva ka vdekur sot në QKUK. Ai kishte pësuar një aksident më 15 korrik, duke u goditur nga një veturë në...

Ndërprerje e rrymës në Prizren për shkak të punimeve në sistem

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të ketë ndërprerje të energjisë...

Lajmet e Fundit