Pas shkarkimit të zëvendësministrit në detyrë, Kurti emëron Fridon Lalën

Pas shkarkimit të Bahrim Shabanit nga posti i zëvendësministrit, kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka ka gjetur zëvendësimin.

Në këtë pozitë është emëruar Fridon Lalën, shkruan Gazeta Insajderi.

Zëvendësministrit të ri të emëruar në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Kurti i ka uruar suksese në punën e tij.

Kurti e shkarkon një zëvendësministër

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate drejtuar mediave. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Bahrim Shabani”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Osmani e Limaj takohen rastësisht në Prizren, i urojnë suksese njëri tjetrit

Në një kafene në Prizren kanë rastisur të jenë në fushatë prijësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani dhe Fatmir Limaj, i cili po...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit