6.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

PDK-ja i përgjigjet LDK-së: Nuk keni vizion për Prizrenin

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) i është përgjigjur akuzave të LDK-së në Prizren.

Anëtari i shtabit zgjedhor të PDK-së në Prizren, Samir Hoxha tha se LDK-ja nuk ka vizion për Prizrenin.

“Dega e PDK-së në Prizren, reagon ndaj deklaratës së LDK-së në Prizren, të lëshuar sot për media, të cilën e konsideron se nuk është asgjë më shumë se veç një deklaratë politike shterpe për efekte elektorale, në kohë fushate, e cila nuk ka të bëjë asgjë me realitetin e gjendjes në terren. PDK në Prizren, konsideron se kjo është një deklaratë e zbehtë dhe pa materie, pa vizonin e tyre për qytetin”, tha Hoxha.

“Furnizimi me ujë të pijes në komunën e Prizrenit, ka qenë ndër prioritetet më të larta të qeverisë lokale, të udhëhequr nga kryetari i komunës, prof.dr.Ramadan Muja, ku gjatë këtij mandati investimet në ujë të pijshëm në komunën tonë kalojnë vlerat mbi 5 milion euro. Vetëm gjatë këtij mandati qeverisës janë instaluar mbi 200 mijë metër gjatësi të gypave me furnizim me ujë të pijes”.

“Sa i përket investimeve në Qendrën Historike të Prizrenit janë dhjetëra projekte të realizuara nga ana e komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me institucionet qendrore, me qëllim të rivitalizimit të Qendrës Historike të Prizrenit, konkretisht në restaurimin dhe konservimin e dhjetëra aseteve të trashëgimisë kulturore, që gjenden në Qendrën Historike të Prizrenit, duke mos përjashtuar edhe në investimet në qindra metra katrorë, në “Sheshin e Dëshmorëve”, ku janë krijuar sipërfaqe të mjaftueshme për lëvizje të lirë të qytetarëve të komunës sonë”.

“PDK në Prizren konsideron se turistët politik, të cilët vijnë në Prizren vetëm gjatë vikendeve dhe fushatave zgjedhore, nuk mund t’a pasqyrojnë gjendjen reale në qytetin tonë, pasiqë atyre i’u mungojnë informatat bazike për gjendjen dhe zhvillimet në qytetin tonë”.
“Kjo tregon qartë që, partive politike, pretendente në këtë garë zgjedhore, u mungon programi dhe platforma qeverisëse, konform nevojave dhe rrethanave të krijuara në qytetin tonë, andaj si rezultat i kësaj ata bëjnë keqinformim të opinionit publik në komunën tonë”.

“Kandidati për kryetar të Prizrenit, z.Shaqir Totaj, ka filluar të prezantojë para qytetarëve të komunës sonë, forcën e ndryshimit, si platformë qeverisëse e Partisë Demokratike të Kosovës, si e vetmja alternativë, e cila ofron prespektivë dhe mirëqenie të gjithë qytetarëve tanë”.

Në këtë konferencë ka folur edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Sulltan Badalli, i cili foli rreth projektit të fundit për rregullimin e shtratit të Lumbardhit, ku tha se do të investohen mbi një milionë euro për rregullimin e këtij shtrati në një gjatësi të caktuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe periudha me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0...

Bashkimi synon fitoren ndaj Prishtinës për të ruajtur kreun

Bashkimi i Prizrenit do të përballet sot me Sigal Prishtinën në një ndeshje të rëndësishme për të ruajtur kreun e Superligës. Ekipi prizrenas është...

Lajmet e Fundit