PDK vazhdon të llogarit në votat e deputetëve të Bllokut

Thaci-Grabovci ne kuvendLëvizja e të paktën katër deputetëve nga treshja LDK-AAK-Nisma te Partia Demokratike e Kosovës do t’ia mundësonte kësaj të fundit ta zgjidhte kryetarin e Kuvendit dhe t’i hapte rrugë formimit të qeverisë së re. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 8 qershorit, PDK-ja si fituese e zgjedhjeve ka siguruar 37 ulëse në Kuvend.

E rreshtimi i Listës Serbe dhe të gjitha partive parlamentare të minoriteteve në krah të PDK-së, do ta çonte në 57 numrin e deputetëve. Për ta bërë shumicën parlamentare në Kuvend, PDK-së i duhen të paktën edhe votat e katër deputetëve.

E arritja e numrave të mjaftueshëm për ta votuar kryetarin e Kuvendit, po shihet si mision i mundur nga drejtuesit e PDK-së.

Burime të gazetës Tribuna brenda kësaj partie, bëjnë të ditur se ditëve të fundit kësaj partie i janë ofruar të paktën shtatë deputetë nga partitë e tjera pjesëmarrëse në Kuvend.

Sipas këtij burimi, këta deputetë janë shprehur të gatshëm ta përkrahin partinë e Hashim Thaçit në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Ne tani i kemi numrat për ta votuar kryeparlamentarin dhe për ta krijuar qeverinë e re. Kjo gjë është arritur edhe falë bashkëpunimit të disa deputetëve nga partitë e tjera të cilët na kanë premtuar votën e tyre për votimin e kryeparlamentarit dhe krijimin e qeverisë”, i ka thënë ky burim gazetës Tribuna.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit