Përkujtohen 27 të masakruarit e Lagjes së Trimave

Sot në Lagjen e Trimave në Prizren do të përkujtohet 20 vjetori i masakrës të regjimit të Serbisë, në të cilën janë masakruar 27 qytetarë.

Ky aktivitet përkujtues do të fillorë në ora 11:00 në varrezat e martirëve.

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, i ka ftuar të gjithë ish luftëtarët, familjet e dëshmorëve e të martirëve që të marrin pjesë nesër në këtë tubim përkujtimor.

“Më 26.05.1999 ndodhi njëra nga masakrat e regjimit gjenocidal të Serbisë në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u masakruan në mënyrën më barbare 27 qytetarë të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptar! Në pamundësi për tu përballur me forcat e UÇK-së dhe sulmet e NATO-së, aparati shtetëror i Serbisë vrau dhe masakroj qytetarët e lagjes si dhe i vuri zjarrin afër 280 shtëpive, për të realizuar planin e tyre të “tokës së djegur”… Ju ftoj nesër (e diel) në ora 11:00, në varrezat e Martirëve të Tusuzit ta nderojm gjakun e atyre që u flijuan për lirin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Berishës./KosovaPress/

Më Shumë

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Lajmet e Fundit