19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Përkujtohet Fan Noli, si deputet i Korçës

Fan Noli u zgjodh deputet i Korçës më 27 dhjetor të vitit 1923.

 

Jeta parlamentare e Nolit nisi me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921, kur mori detyrën si deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921-30 shtator 1923). Në vijim ai shërbeu për pak kohë si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit. Ishte kryetar i Partisë Popullore.

Fan Noli qe figura kryesore e Lëvizjes së Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit, u dënua me vdekje në mungesë. Sipas vetë Nolit, programi i tij prej njëzet pikash për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, çalonte tek theksi që i vinte reformës agrare.

Në shumatoren e angazhimit të tij të dendur pikëtakoheshin veprimtari të larmishme, siç qenë: poezia, filozofia, historia, politika dhe feja, të cilat priheshin në ansambël nga qëllimi i ngutshëm i konsolidimit të shtetit të ri shqiptar. Megjithëkëtë, vokacioni i tij i vërtetë qe priftëria.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell foto të programit të qeverisë Noli, i cili pikën e parë e kishte çarmatimin e gjithë popullatës dhe përfundonte me pikën e 20-të, për vendosjen e marrëdhënieve miqësore me gjithë shtetet e veçanërisht me vendet fqinje.

Më Shumë

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Elmando Gjini huazohet te Vllaznia e Shkodrës

Ballkani ka zyrtarizuar sot huazimin e mesfushorit të ri Elmando Gjini te KF Vllaznia e Shkodrës. Sipas njoftimit të klubit nga Suhareka, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit