Arrestohet gruaja që dyshohet se vrau të moshuarën në Dragash

Është arrestuar gruaja që dyshohet ta ketë vrarë të moshuarën në fshatin Kuk të Dragashit.

Kështu ka konfirmuar para pak çastesh Prokuroria Themelore në Prizren përmes një komunikate për media.

Sipas të njëjtës mësohet se N.A, e ka goditur disa herë me mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja.

“Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, ka arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës.

Në rastin konkret e njejta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”.

Më Shumë

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit