4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Përse Faik Konica ishte i shtrenjtë. 80 vjet pa ustain e kombit

Nga ROLAND QAFOKU

Si sot, 80 vjet më parë u shua një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar. Faik bej Konica ndërroi jetë më 15 dhjetor 1942 në dhomën e tij në hotelin “Mayflower” në Washington që ishte edhe selia e legatës sonë në SHBA. Një figurë që tallazet e jetës që kaloi e shoqëruan edhe pas vdekjes.

I debatueshëm si figurë derisa u emërua ministër i Shqipërisë në SHBA, vlerësimi për të ishte në zenit në momentin kur vdiq, u vlerësua akoma më shumë pas vdekjes derisa në pushtet erdhën komunistët për ta denigruar më pas. Për 46 vjet u quajt armik, reaksionar, emri i tij u zhduk nga çdo libër dhe pas vitit 1990 u rehabilitua.

Ironia është se edhe ky rehabilitim kaloi përmes tallazeve dhe debateve nëse ishte i madh, apo i keq. Por ai e ka thënë vetë përgjigje përse sulmohej dhe nga kush sulmohej.

Vetëm 23 vjeç themeloi gazetën “Albania”, një monument mediatik dhe i kulturës shqiptare edhe për ditët e sotme. Në numrin e parë shkruante:

“Shkaku i këtyre të ligave është se shqiptarët nuk e kanë shpirtin aq të lartë për të dashur lirinë”.

Po Faik Konica bënte një jetë jo prej të varfri. Këtë e vijoi edhe kur ishte ministër në Washington.

Këto janë dy shkresa-letërkëmbim i tij gjatë kësaj kohe. E para në korrik të vitit 1933 që i konfirmon ministrit të Jashtëm Xhaferr Vila se mori 3500 franga ari dhe e dyta në nëntor të atij viti që mori 3800 franga ari.

Ministri shqiptar i shpreh ministrit të Jashtëm ankesën se nuk i dalin paratë madje edhe pagesa e copëzuar nuk vlente sepse “harxhet” ishin të mëdha. Nëpër akiva janë me qindra shkresat e këtij lloji.

Faiku nuk ishte as i varfër dhe as nuk pranoi kurrë të bënte jetë prej të varfri ndonëse shteti që përfaqësonte ishte i varfër. Porosiste whiskey në Skoci dhe verë në Francë. Biletat në koncertet sinfomike ishin në radhët e para të sallës dhe veshjet e tij ishin high class.

Në pamje të parë kur i lexon të lënë një shije jo shumë të mirë. Por sa më shumë ta studiosh këtë figurë më shumë kupton se ajo që ai përfaqësonte për Shqipërinë vlente shumë më shumë se sa paratë qw konsumonte.

Faik beu i bëri nder Shqipërisë me dijet e tij, me aktivitetin e tij dhe me patriotizmin e tij. Madje i bëri nder Shqipërisë edhe me kritikat dhe sharjet që u bënte shqiptarëve për veset dhe defektet. Dhe sigurisht që kjo e bënte të ishte i shtrenjtë.

Mjafton të citojmë gazetën amerikane “Constitution Tribune” e vitit 1993 pwë ta kuptuar Faik beun. Shkruante gazeta:“Është e vërtetë që Faik Konica përfaqëson një nga vendet më të panjohura në botë, por ai është bërë njëri nga diplomatët më të shquar në Washington”.

Në këtë 80 vjetor të vdekjes kam një dëshirë: Emri i tij qendroftë përjetë në memorin e kombit!

Më Shumë

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lajmet e Fundit