10.1 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Përurohet shkolla fillore “Dy Dëshmorët” në Piranë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është bërë përurimi i objektit të ri të shkollës fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Piranë, raporton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Plani i Komunës së Prizrenit për arsimin mbetet modernizimi i tij përmes krijimit të një kulture të përbashkët qytetare dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të gjithë, për arsim cilësor.

Kryetari Shaqir Totaj, i shoqëruar me zyrtarë të ekzekutivit, bënë përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore “Dy Dëshmorët” në fshatin Piranë, që do të shërbej për brezat e rinj për arsim në kushte dinjitoze dhe të mirëfillta për nxënësit e mësimdhënësit.

Arsimi është një prej prioriteteve kryesore të qeverisjes aktuale lokale në mënyrë që përparimi i qytetarëve tanë dhe i shoqërisë në përgjithësi të jetë i nivelit të lartë.

Edukimi është burim i zhvillimit në të gjitha dikasteret, të cilën gjë Komuna do ta bëjë në vazhdimësi, në bashkëpunim me gjithë pasurinë intelektuale që e ka Komuna e Prizrenit.

Urime dhe suksese! 

Më Shumë

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Sot shënohen 101 vjet nga vrasja e Bajram Curri, një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai u vra më 29 mars...

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Lajmet e Fundit