Pesë të lënduar në një aksident në Malishevë

Katër femra dhe një mashkull kanë mbetur të lënduar në një aksident që kanë ndodhur dje në fshatin Kijev të Malishevës. Njëra prej viktimave për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, shkruan PrizrenPress.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur e dyshuara femër k-shqiptare duke lëvizur me veturën Opel me targa Gjermane, duke mos e respektuar përparësinë e kalimit aksidentohet me veturën tjetër që drejtohej nga viktima mashkull k-shqiptar”, citon PrizrenPress, raportin e Policisë.

Sipas Policisë, si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe katër pasagjere femra k-shqiptare.

“Njëra prej viktimave për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit