Victor Osimhen ka hequr pothuajse të gjitha fotot e tij me fanellën e Napoli-t nga llogaria e tij në Instagram, pas videove të TikTok nga klubi, të cilat dukej se tallnin sulmuesin.
Sulmuesi që e drejtoi Napoli-n në titullin e parë të ligës në mbi 30 vjet sezonin e kaluar, ishte objektivi i një videoje ku u tall nga vetë klubi i tij në mediat sociale të martën. Video ishte e përqendruar rreth humbjes së penalltisë gjatë barazimit pa gola të së dielës kundër Bologna-s.
Ishte një humbje e rrallë për nigerianin, i cili ka shënuar 62 gola në 107 paraqitje për skuadrën e Serie A, megjithatë video duket se e tallte atë për përpjekjet e tij për të bindur arbitrin që të jepte penallti.
Videoja tregoi 24-vjeçarin duke apeluar për një penallti, por duke përdorur një zë të çuditshëm të përshpejtuar me mbishkrimin “Më jepni penallti ju lutem” përpara se ta tregonte atë duke goditur jashtë.
Një video e dytë dyshohet se nga llogaria e klubit, e cila ka qarkulluar në internet dhe që atëherë është fshirë, e krahason Osimhen me një “kokos”, që shihet gjerësisht si një sharje racore.
Osimhen ka hequr shumicën e fotove të tij të veshur me fanellën e Napoli-t nga Instagrami, ndërsa i ka mbetur edhe një postim i vetëm.
Tani ekziston një rrezik serioz që Osimhen të vendosë të mos marrë pjesë në ndeshjen e Napoli-t në Serie A kundër Udinese-s të mërkurën mbrëma.
Incidenti ka dyshime serioze mbi marrëdhëniet mes golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A dhe kampionëve në fuqi të Italisë.
Mungesa e dialogut mbi negociatat e kontratës midis Osimhen dhe klubit të Aurelio De Laurentiis ka çuar tashmë në shqetësime për të ardhmen e sulmuesit nigerian.
Kontrata e Osimhen skadon në qershor 2025, gjë që mund të bëjë që Napoli të detyrohet të konsiderojë një shitje ose në afatin kalimtar të janarit ose të verës.
Videot e TikTok të postuara nga llogaria e Napoli-t dhe agjenti i Osimhen, Roberto Calenda, duke kërcënuar me veprime ligjore kundër klubit, kanë krijuar një stuhi mediatike dhe shqetësim në mesin e mbështetësve të klubit.
E gjithë pritshmëria do të kalojë tek ndeshja ndaj Udinese-s për të parë nëse Osimhen do ta fillojë nga minuta e parë apo do ta fillojë ndeshjen në stol.
Përçarja mes lojtarit dhe klubit ka krijuar një situatë të vështirë, e cila ka rritur gjasat që Osimhen të shitet.
Agjenti i Osimhen, Roberto Calenda, ka sugjeruar që Osimhen po shqyrton veprimet ligjore kundër klubit të tij për videon e fshirë tani.
Calenda shkroi në Twitter: “Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napoli-t në platformën TikTok nuk është e pranueshme. Një video që tallte Victor fillimisht u bë publike dhe më pas, por tani me vonesë, u fshi”.
“Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë të dobishme për të mbrojtur Victor”, tha ai.
Napoli ende nuk e ka pranuar videon e cila u fshi nga llogaria e tyre TikTok.
Gjithashtu dukej se kishte tension mes Osimhen dhe Rudi Garcia, me sulmuesin që u pa duke qortuar menaxherin e tij të ri pasi u zëvendësua.
Megjithatë, pas ndeshjes u konfirmua se Osimhen i kishte kërkuar falje Garcia-s dhe shokëve të tij të Napoli-t për mënyrën se si ai tregoi zhgënjimin e tij për t’u larguar nga fusha.
Osimhen ka qenë i lidhur me një numër klubesh duke përfshirë Manchester United dhe Paris Saint-Germain kohët e fundit. Sulmuesi besohet se vlerësohet nga klubi i tij në rreth 150 milionë paund.Albanian Post