26.3 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

PLUSI I JAVËS NË PRIZREN: Nënshkrimi i marrëveshjes së projektit “One Stop Shop”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimi për realizimin e projektit kapital për “Ndërtimin e Pikës së vetme të kontaktit (ONE STOP SHOP)” në Prizren.

Haskuka deklaroi se Prizreni është komuna e parë me një projekt të tillë, me të cilin do të rregullohet ambienti në hyrje të administratës komunale dhe do të mundësohet që shërbimet që jepen nga komuna të jenë sa më të lehta dhe të qasshme për qytetarët.

Kurse, ministri Yagcilar, deklaroi se me këtë projekt po krijohet një vazhdimësi e reformave dhe të modernizimit të administratës publike edhe në nivelin qendror por edhe në atë lokal, nëpërmjet të cilit qytetarët do të kenë mundësi të marrin shërbime të ndryshme në një vend.

Drejtori i Administratës,Osman Hajdari tha se synimi i tij,  mbetet reformimi i Administratës.

“ Drejtoria e Administratës është duke synuar një proces të transformimit të ofrimit të shërbimeve administrative, përmes zbatimit të ndarjes së sporteleve pritëse (Front Office) nga zyrat përgjegjëse (Back Office) dhe integrimin e shërbimeve publike në sportel, përmes kanaleve digjitale të ofrimit të tyre”.

“Kjo formë mundëson shërbime efikase për qytetarin, eliminim të radhëve të gjata të pritjes, informim dhe transparencë, ambient komod për qytetarë dhe infrastrukturë për personat me aftësi të kufizuar”.
Projekt, i cili po realizohet nga Ministria e Administratës Publike (MAP), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Komuna e Prizrenit, ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe konsumatorët.

Vlera e projektit parashihet të jetë rreth 1 milionë euro, për të cilin Komuna e Prizrenit do të financojë 50 mijë euro, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal deri në 200 mijë euro, kurse Ministria e Administratës Publike do të financojë pjesën tjetër të projektit deri në finalizim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave. Ai për Ekonomia Online tha se Sindikata...

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Lajmet e Fundit