Polici Derek Chauvin shpallet fajtor për vrasjen e George Floyd

Polici Derek Chauvin është shpallur fajtor për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd në maj të 2020-tës.

Juria e përbërë prej 12 personash e shpalli atë fajtor për të gjitha akuzat që rëndonin mbi të.

12 juristët e gjetën atë fajtor për vrasje të shkallës së dytë të paqëllimshme, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë në vdekjen e George Floyd në maj të vitit 2020.

Dënimi maksimal për vrasje të paqëllimshme të shkallës së dytë është burgimi me jo më shumë se 40 vjet.

Dënimi maksimal për vrasje të shkallës së tretë është burgimi jo më shumë se 25 vjet.

Dënimi maksimal për vrasje të shkallës së dytë është 10 vjet dhe / ose 20,000 dollarë.

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit