Policia jep detaje rreth djegies së personit në veturë dje në Prizren

Pasditën e djeshme klankosova.tv raportoi për një veturë të djegur në fshatin Vlashnjë dhe se brenda saj dyshohej për një viktimë.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se viktima brenda veturës është mashkull por se ende nuk është identifikuar, njofton Klan Kosova

Trupi është dërguar për obduksion dhe rasti mbetet nën hetime.

“Fsh. Vlashnje, Prizren 21.06.2020. Është hasur një veturë e djegur tek nënkalimi i autostradës, aty ishte edhe një person duke u djegur, dyshohet i gjinisë mashkullore por ende nuk është identifikuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, mjekësore dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML për  autopsi. Rasti mbetet nën hetime”.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit