5.8 C
Prizren
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtyre tri grave, morën telefonin e huaj në një qendër tregtare në Prizren

Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Vjedhje, që ka ndodhur me datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.

Policia thotë se “me datën 29/12/2022 në  ora 23:45 ,ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Wesli Klark, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente  tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali”.

Të dyshuarat kërkohen për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.

Sektori i hetimeve thotë ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e të dyshuarave.

Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, lëshon apelin më poshtë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)  029 244 740- Stacioni Policor Prizren. E-mail adresa: info@kosovopolice.com“, apelon policia.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

Një tjetër yll i ri brazilian afër transferimit në Evropë

Flamengo ka rënë dakord me Wolverhampton për transferimin e mesfushorit brazilian Joao Gomes në skuadrën e Premier League, sipas Globo. Wolves do të paguajë një...

Arrestohet një 36-vjeçar në Rahovec, iu gjetën dy pushkë, një mitraloz e 130 fishekë në shtëpi

Një 36-vjeçar është arrestuar në Rahovec, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në fshatin Drejnë i janë gjetur dy pushka me mitraloz...

Lajmet e Fundit