18.2 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Policia ndalon një veturë në Prizren, brenda saj gjenden shtatë migrantë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një kosovar të cilit në veturë ia janë gjetur shtatë migrantë që janë futur ilegalisht në Kosovës.

Policia ka thënë se aksioni është marrë në bashkëpunim me qytetarët.

Një person i dyshuar, shtetas Kosovar, është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe Policia Kufitare në Vërmicë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 

Më Shumë

Liria nis fazën e parë përgatitore më 7 korrik në stadiumin “Përparim Thaçi”

Liria e Prizrenit ka njoftuar se të hënën, më 7 korrik 2025, do të nisë zyrtarisht faza e parë përgatitore për sezonin e ri...

Shkolla “Ruzhdi Berisha” në Dragash bëhet me kabinet të infermierisë – investim prej 18 mijë eurosh

Shkolla e Mesme e Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash është pajisur me një kabinet të ri të infermierisë, i cili do të shërbejë për...

Lajmet e Fundit