7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

“Kosovës t’i hiqen vizat”, kjo është letra që Shchneeberger i ka shkruar Macron-it, por s’mori përgjigje

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, i ka shkruar një letër presidenti francez, Emmanuel Macron, duke i kërkuar që Kosovës t’i hiqen vizat, por thotë se nuk ka marrë përgjigje.

“Po ju shkruaj për një çështje urgjente. Bëje të mundur liberalizimin e vizave për Kosovën. Shumica dërrmuese është në favor, tani nevojiten vetëm votat e fundit të mbetura. Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë sikurse ne. Duke vënë veto për liberalizimin e vizave, ne jemi duke afektuar shumë jetëra në anën negative. Kjo padrejtësi e njëanshme duhet përfundimisht të marrë fund”, kishte shkruar Shchneeberger në letrën e saj.

 

Peticionin për heqjen e vizave për Kosovën, të cilën e ka iniciuar ditë më parë, Schneeberger, deri tash e kanë nënshkruar pothuajse 16 mijë qytetarë.

“Njerëzit nuk mund të lëvizin lirshëm, nuk mund të shkojnë në festa familjare dhe bizneset përballen me vështirësi”, ka thënë ajo.

Më 25 dhe 26 qershor është mbajtur Samiti i Bashkimit Evropian, por Kosova nuk e ka marrë lajmin e shumëpritur se qytetarëve të saj u janë hequr vizat.

Ndërsa, në letër tregohet se vizat kanë edhe shpenzime dhe kjo ia vështirëson jetën popullit të Kosovës.

Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë, që ende nuk mund të lëvizë pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

Sa u përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa viza që nga dhjetori i vitit 2009. Për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, lëvizja pa viza u bë e mundur që nga fundi i vitit 2010.

Samiti i Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel më 23 qershor, mblodhi liderë, jo vetëm evropianë. Ai i parapriu një takimi të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Obelisku “NeëBorn” i transformuar në “No Ëalls”

Si pjesë e të fundit, Shqipëria dhe Kosova janë të pranishme së bashku, por me narrativë tërësisht të ndryshme.

E megjithatë, një element i vetëm i bashkon: Pritja!

Dy janë rrugëtimet e gjata dhe të lodhshme që bashkojnë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Njëra në pritje dhe me kërkesë për liberalizimin e vizave dhe tjetri tashmë pothuaj i dorëzuar përballë pafuqisë së Unionit për të hapur negociatat.

Me “na leni të hyjmë brenda”, e ka përfunduar fjalimin presidentja Osmani në Samit. Ndërkohë, u ka kërkuar anëtarëve të BE-së që të reflektojnë e t’ia liberalizojnë vizat Kosovës.

500 mijë familje kosovare jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe Zvicër dhe kanë pasaporta të BE-së.

100 mijë familje të tjera jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e diasporës. E po të bëjmë një llogari të shpejtë, do të shohim që numri i të rriturve të cilët janë në pritje të një vendimi evropian për lëvizjen e tyre të lirë në kontinent nuk i kalon 350 mijë. Aq sa janë turistët ditorë në Paris.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Sot votimi historik për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit