14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Politika e vrau të ardhmen e qytetarëve

Shpresa për të jetuar në Kosovë ka vdekur qëmoti, derisa edhe e ardhmja e këtij vendi është ‘vrarë’, si pasojë e kësaj klase politike, e cila ka privatizuar vendin në çdo cep duke e bërë të veten gjithçka. Kështu të paktën kanë vlerësuar analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend, derisa sipas tyre, Qeveria e dështuar dhe kriminalizuar në njërën anë, ndërsa Kuvendi i shndërruar në anën tjetër në arenë të konfrontimeve politike mes grupeve të interesit nga të dyja taborët (pozitë- opozitë), pa qenë në gjendje të vënë ligj dhe rregull në seancat e kuvendit, por vetëm duke u shërbyer kësisoj interesave të tyre personale dhe klanore.

Ndaj është shtuar dilema se a është bërë Kosova vërtet një vend i pashpresë dhe pa perspektivë, nga politikanët tanë, ku Qeveria nuk e luan rolin si duhet, ndërkaq Kuvendi gjithashtu është shndërruar në një arenë, ku më së paku përfaqësohet populli dhe ku drejtësia nuk vë rregull e ligj në sundimin e ligjit. Për këtë dhe atë se si dhe pse e katandisi Kosovën kjo politikë e pa asnjë vizion zhvillimor dhe tepër e inkriminuar, ku për rrjedhojë i bëri qytetarët që të mos besojnë e të shpresojnë në këta politikanë flet shkrimi në vijim, shkruan gazeta Kosova Sot.

U shërbejnë interesave personale e klanore

Analisti Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se politikanët e inkriminuar e kanë shndërruar Kosovën në një vend të pashpresë dhe pa perspektivë për jetesë dhe ardhmëri të gjeneratave të reja në Kosovë. Kjo, pasi, sipas tij, Qeveria e dështuar dhe kriminalizuar në njërën anë, ndërsa në tjetrën Kuvendi i shndërruar në arenë të konfrontimeve politike mes grupeve të interesit nga të dy taborët (pozitë- opozitë), pa qenë në gjendje të vënë ligj dhe rregull në seancat e kuvendit, por vetëm duke u shërbyer interesave të tyre personale dhe klanore.

“Pozita miraton ligje të dëmshme për vendin dhe në kundërshtim me kushtetutën e vendit, përderisa opozita bllokon kuvendin, gjuan gaz lotsjellës dhe për këtë shpërblehet, duke marrë paga pa marrë fare pjesë në seancat e kuvendit. Andaj, për rrjedhojë politika aktuale, pa vizion zhvillimor dhe të ardhmen politike të vendit, ua humbi të gjitha shpresat qytetarëve, ngase asnjëherë nuk janë angazhuar dhe as që kanë treguar seriozitet për t’ua rregulluar sadopak jetën e tyre të nëpërkëmbur, të abuzuar dhe manipuluar katërçipërisht ndër vite nga kusarët politikë dhe pseudopatriotët e të gjitha ngjyrave politike”, është shprehur analisti Florim Zeqa.

Pa vullnet për të luftuar dukuritë negative

Njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Burjani, thotë se Qeveria nuk është aspak efektive dhe efikase, duke pasur edhe vështirësi në përmbushjen e detyrave të saj, por veç kësaj, sipas tij, edhe po ta kishte vullnetin Qeveria për të ndaluar format negative, prapëseprapë do të ishte e kotë, ngase kësisoj mund të kishte mbetur pa përkrahjen e PDK-së.

“Interesat e mëdha pasurore kanë ndikuar që këta të mos munden dhe as të mos e kenë vullnetin e duhur për të luftuar dukuritë e shumta negative, që e kanë kapluar vendin që nga paslufta e vazhdojnë edhe sot. Më mirë nuk qëndron as LDK-ja, pasi njësoj edhe ajo ka abuzuar dhe keqpërdorur pushtetin dhe për më tepër, duke dërguar njerëz partiakë nëpër ambasada të ndryshme jashtë vendit. Pra, ka shumë gjëra të cilat tash edhe LDK-ja është zhytur dhe involvuar duke dërguar po ashtu partiakë nëpër borde të ndryshme. Andaj, kjo edhe është arsyeja e dështimeve të shumta dhe të njëpasnjëshme, por edhe mosndaljes së dukurive negative, pasi veç kësaj mungon vullneti i partive që qeverisin me vendin, sepse ato kanë vetëm interesat e tyre individuale dhe partiake”, ka theksuar për gazetën, “Kosova Sot” njohësi i rrethanave politike në vend, Blerim Burjani.

Më Shumë

Nxënësit e Prizrenit i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA

Nxënësit e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren i janë nënshtruar sot testit ndërkombëtar të vlerësimit PISA. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj,...

26 vjet nga masakra e Korishës ku forcat serbe përdorën civilët si mburojë, familjarët kërkojnë drejtësi

Familjarët e viktimave civile, që patën pësuar 26 vjet më parë nga bombat e NATO-s, pasi janë përdorur si mburojë nga forcat serbe në Korishë...

Lajmet e Fundit