16.4 C
Prizren
E hënë, 20 Prill, 2026

Ponte Prizreni fiton ndaj Rahovecit

Ponte Prizreni ka mundur Rahovecin me rezultat 90:95 (18:19, 21:20, 21:26, 30:30), në xhiron e pestë të Prince Caffe Superligës.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, megjithatë më pas prizrenasit shkëputen në tetë pikë, 9:17, por vendasit nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat në 18:19, sa përfundoi çereku i parë.

Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku ngritën epërsinë në nëntë pikë, 32:23, por mysafirët rikthehen shpejt dhe pjesa e parë përfundon me shifrat 37:37.

Në periodën e tretë, prizrenasit ishin më të mirë dhe u shkëputën në nëntë pikë, 45:54. Rahoveci sërish ngushtoi shifrat në 60:63, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:65.

Në dhjetë minutat e fundit, vendasit tentuan të rikthehen, por nuk ia arritën qëllimit dhe vetëm afruan rezultatin në tre pikë disa herë, kurse në fund Ponte Prizreni triumfoi 90:95.

Te Rahoveci u dalluan Chris Seeley me 22 pikë e 13 kërcime dhe Devin Johnson me 27 pikë e pesë kërcime, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Dachon Burke me 28 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime dhe Wayne Arnold me 26 pikë.

Rahoveci ka një fitore e katër humbje, kurse Ponte Prizreni ka tri fitore e dy humbje.

Më Shumë

Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj kryeprokurorit Petrit Kryeziu

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka shprehur indinjatë ndaj kërcënimeve të rënda të bëra nga i dyshuari në arrati Egzon Reshani, i cili, sipas...

Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve

Shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas humbjes tragjike të jetës së dy nxënësve dhe babait të tyre. Të...

Lajmet e Fundit