Ndërpritet ndeshja Rahoveci – Prizreni/ Pas tensioneve në parket, ndërhyri edhe policia

Është ndërprerë ndeshja e javës së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.

Deri te ndërprerja e ndeshjes erdhi pas tensionimit të situatës tek të dyja taborët, shkruan Gazeta Express.

Tensioni i cili filloi mes basketbollistëve në parket, u bartë pastaj edhe te tifozët.

Tifozët vendas, ata të Rahovecit, u panë afër bankës së Ponte Prizrenit – ku me ç’rast pati edhe përleshje.

Si rezultat i gjithë kësaj, ndeshja mes Rahovecit e Ponte Prizrenit është ndërprerë dhe është duke u pritur për vendimin përfundimtar.

Për qetësimin e situatës u nevojit ndërhyrja e forcave policore. Momentalisht po largohen edhe tifozët nga palestra “Mizahir Isma”.

Ndeshje u ndërpre kur në semafor koha ishte 1:29 deri në fundin e çerekut të tretë.

Momentalisht Ponte Prizreni po udhëheq me rezultatin 58:63. /Gazeta Express/

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit