24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

MAPL kërkon të rishqyrtohet vendimi i Kuvendit të Suharekës lidhur me zhvillimin e ankandit për një pronë komunale

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Suharekës me anë të cilit parashihej dhënia e pëlqimit për zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të një prone komunale është vlerësuar si i jashtëligjshëm nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në shkresën e kësaj ministrie dërguar në adresë të drejtuesve të Komunës së Suharekës është sqaruar se konform legjislacionit në fuqi, MAPL-ja ka pranuar për shqyrtim vendimin 01 Nr. 016-56304, të miratuar më 26 shtator 2024 nga Kuvendi i Komunës së Suharekës, raporton Telegrafi.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës nuk është në pajtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e MAPL-së.

Në arsyetimin e vet, MAPL-ja sqaron se Kuvendi i Suharekës në mbledhjen e mbajtur më datë 26.09.2024, ka miratuar Vendimin 01 Nr. 016-56304, me anë të cilit jepet pëlqimi për të zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër deri në pesë vite të pronës së paluajtshme të komunës.

MAPL ka konstatuar së vendimi i nxjerrë nga Kuvendi i Komunës së Suharekës është në kundërshtim me Ligjin Nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, dhe Rregulloren (QRK) Nr. 09/2022 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës, përkatësisht me paragrafin 4 të nenit 6 të Rregullores (QRK) Nr. 09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të përkohshëm dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës, sipas të cilit: “Pronat e paluajtshme të komunës që nuk janë në listën e veçantë të pronave që planifikohen për dhënien në shfrytëzim për vitin vijues si dhe nuk kanë miratim paraprak nga Kuvendi i Komunës nuk mund të jepen në shfrytëzim”.

Bazuar në këtë, MAPL-ja ka kërkuar nga Kuvendi i Komunës së Suharekës që të ndërmarrë veprime për rishqyrtim brenda një periudhe prej 30 ditëve, ashtu që të harmonizojë aktin me legjislacionin në fuqi.

Pas pranimit të kësaj shkrese, autoritetet komunale të Suharekës kanë ndërmarrë veprime drejt shfuqizimit të këtij vendimi, raporton Telegrafi.

Në ftesën e dërguar nga kryesuesi i Kuvendit, Bexhet Kuçi për mbledhjen e dhjetë të rregullt të këtij organi komunal në rendin e ditës figuron edhe pika për shfuqizimin e vendimit 01 Nr 016-56304.

Kjo mbledhja planifikohet që të mbahet më datën 31 tetor 2024.

Sipas të dhënave të organeve komunale, prona në fjalë me vendimmarrjen e mëhershme ishte caktuar si lokacion për trajtimin dhe deponimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolimi i objekteve ndërtimore. Kjo pronë në bazë të një kontrate të vitit 2019 i është dhënë në shfrytëzim një operatori ekonomik, dhe sipas organeve komunale kontrata në fjalë ka skaduar në korrik të këtij viti. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Dragashi ndan 150 mijë euro për 21 organizata kulturore, rinore dhe sportive

Komuna e Dragashit ka ndarë rreth 150 mijë euro për të mbështetur 21 organizata joqeveritare dhe klube sportive që do të realizojnë projekte në...

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh. Ky është...

Lajmet e Fundit