11.4 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Presidentja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese?

Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga këtë javë pritet ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, thonë burime të Gazetës Express.

Shefja e Shtetit po përpiqet ta zgjidh situatën e krijuar në Parlamentin e Kosovës mes Qeverisë dhe Opozitës, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese një interpretim për marrëveshjet e arritura në Bruksel mes dy kryeministrave.

Opozita është e bindur se më këtë marrëveshje është shkelur Kushtetuta, dhe për këtë ka bllokuar fizikisht Parlamentin e Kosovës. Qeveria, ndërkaq, mban një qëndrim krejtësisht tjetër; sipas tyre marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën dhe plotësisht në të mirë të Kosovës.

Presidentja takoi palët javën e kaluar, kurse këtë javë, sipas burimeve të Gazetës Express, do ta dërgojë lëndën në Gjykatë.

“Presidentja është e bindur se Gjykata Kushtetuese, përmes interpretimit të marrëveshjes, do ta krijojë një ambient tjetër politik; më të përshtatshëm për dialog mes dy palëve”, tha një burim i Express, afër Presidentes së Republikës.

Pavarësisht kësaj, Opozita nuk është shumë entuziaste me ofertën e Presidentes. Sipas tyre, fillimisht duhet që Kryeministri Mustafa të heq nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë, e tek më pas të deklarohet Gjykata Kushtetuese. /Gazeta Express

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Lajmet e Fundit