19.8 C
Prizren
E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Prizren, 4 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për të akuzuarit për fajde dhe detyrim në tentativë

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën i ka shpallur fajtorë për veprat penale fajde dhe detyrim në tentativë, të akuzuarit Isa dhe Milazim Muharremi.

Për veprën penale fajde, të akuzuarit u dënuan me nga 16 muaj burgim dhe me nga 3,000 euro gjobë, kurse për detyrim në tentativë, të akuzuarit u dënuan me nga gjashtë muaj burgim dhe me nga 2,000 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, ndaj të akuzuarve gjykata ka shqiptuar dënimet unike, ashtu që secili i akuzuar u dënua me dy vjet burgim dhe 5,000 euro gjobë.

Në dënimin e shqiptuar, sipas gjyqtarit Refki Piraj, të akuzuarve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 16 dhjetori 2019 deri më 5 maj 2020.

Nëse të akuzuarit nuk e paguajnë dënimin me gjobë brenda afatit ligjor, atëherë, gjykatësi tha se ky dënim do të zëvendësohet në dënim me burgim.

Sipas gjykatësit, palët e pakënaqura ndaj këtij vendimi kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të  akuzuarit Isa Muharremi dhe Milazim Muharremi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të fajdes nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal dhe “detyrimi në tentativë” nga neni 328. Paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Kosovës.

Sipas aktakuzës, vepra penale e fajdes është kryer në atë mënyrë që i akuzuari Isa Muharremi në datë të pavërtetuar të muajit maj të vitit 2019, në fshatin Krushë e Vogël dhe në Prizren, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit Besfort Qollaku, ashtu që fillimisht për borxhin e kontraktuar në shumën prej 37,000.00 euro, i dëmtuari ka paguar interes në vlerë të përgjithshme prej 15,200.00 euro me interes prej 15%.

Kurse, Milazim Muharremi po akuzohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete ka kontraktuar fillimisht borxh prej 5,000 euro me normë të interesit prej 25% për periudhë prej 7 muaj dhe pastaj në muajin shtator ka kontraktuar shumën prej 5,000 euro me kamatë të interesit prej 25% për dy muaj dhe se për shumën e përgjithshme të dëmit total, i dëmtuari kishte paguar shumën e përgjithshme të interesit prej 11,250.00 euro.

Ndërsa për veprën penale të detyrimit në tentativë, ata akuzohen se duke kanosur të dëmtuarin Besfort Qollaku, kanë kërkuar nga ai që të nënshkruaj kontrata, duke kërkuar shumën prej 150,000.00 euro si dhe duke kërcënuar me fjalë të ndryshme sikurse “kena met qit prej shpisë, kena me ta marr lokalin, kena me ta qit familjen në rrugë”, etj. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Paraburgim ndaj katër personave në Prizren të dyshuar për fajde, ryshfet e mashtrim

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë katër personave të dyshuar për fajde, ryshfet, keqpërdorim i detyrës...

Diaspora në Kosovë, për dy javë vijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë

Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në vendin tonë. Sipas zëdhënëses së...

Xhaka gjithnjë e më afër Romës, gjiganti italian rritë më shumë ofertën në drejtim të Arsenalit

Granit Xhaka është i destinuar të transferohet te Roma gjatë afatit kalimtar veror. Ylli shqiptar ka pranuar se dëshiron largimin nga Arsenali dhe gjiganti italian...

Afati i aplikimit për certifikim të partive politike ka filluar dhe përfundon më 16 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjitha partitë politike se koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët duan të marrin...

A e dëmtojnë pjellorinë te meshkujt vaksinat Pfizer dhe Moderna? Studimi i ri jep përgjigje

Një studim i ri ka zbuluar se te burrat që morën vaksinën Pfizer ose Moderna nuk është vërejtur asnjë rënie e numrit ose cilësisë...

Aksident trafiku në Gjonaj të Hasit, pesë të lënduar

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku në Gjonaj të Hasit. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes...

Brenda festës së ditëlindjes së Zaimina Vasjarit

Një ditë më parë, Zaimina Vasjari ka festuar ditëlindjen. E në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet nga fansat, miqtë dhe...

LDK, PDK e AAK konfirmojnë shumicën e kandidatëve për kryetarë të komunave, LVV pa asnjë zyrtarizim

Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, subjektet politike po vazhdojnë konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. LDK,...

SBASHK dërgon 452 punëtorë të arsimit për pushime në bregdetin shqiptar

Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se po vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër...

Personi që u gjet i vdekur në një motel të Prizrenit është 64-vjeçar, ishte shoqëruar nga një vajzë

Personi që u gjet i vdekur në një motel të Prizrenit është 64-vjeçar, ishte shoqëruar nga një vajzë Viktima është i gjinisë mashkullore, i lindur...

Arrestohet “Konti i Zi”, pasardhësi i Papës me një të kaluar plot mister dhe krime

  I pasur, pinjoll i një prej familjeve më aristokrate italiane, pasardhës i një pape. Por kjo nuk e ka penguar Ranieri Adami Piccolominin të...

Çka do të ndodhë sot në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, vizitojnë banesat kolektive. Më pas,...

Mbi një mijë e 700 gjoba trafiku u shqiptuan nga policia në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shqiptuar 1 mijë e 742 tiketa trafiku. Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, janë shqiptuar shtatë...

Vajza e Maradonës sulmon avokatin, ja arsyeja

Në Argjentinë vazhdojnë sulmet e vajzave të Diego Armando Maradona ndaj avokatit të “Pibe de Oros”, Matias Morla. Këtë herë ishte “radha” e Gianinnas,...

UEFA, cili e meriton çmimin e golit më të mirë?

UEFA ka publikuar katër gola prej të cilëve do të zgjedh më të mirin për këtë rund në Kampionatin Evropian. Patrick Shick është favorit pas...

E mbyti gruan me duart e tij/ Si tentoi piloti grek t’ja hidhte fajin grabitësve shqiptarë

Zbulimi i misterit të vrasjes makabre të 20-vjeçares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos shkaktoi një tjetër tronditje në Greqi. Por...

Lajmet e Fundit