17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren: Dënohet me burgim dhe gjobë i akuzuari për tentim vrasje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë, mes të akuzuarit për tentim vrasje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Florim Kallaba dhe Prokurorisë Themelore në Prizren, të hënën, Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues.

I pandehuri Florim Kallaba u dënua me dënim unik dhe atë burgim në kohëzgjatje prej 22 muaj, si dhe gjobë në shumën prej 1,300 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të kësaj seance, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani konstatoi se nuk janë prezent  palët e dëmtuara, Ajet Krasniqi, për të cilin tha se gjykata ka prova se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt, si dhe Petrit Krasniqi, për të cilin tha se gjykata nuk ka prova se i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt.

Pas kësaj, prokurori Metush Biraj paraqiti marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë të arritur me të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij, avokatin Ndrec Dodaj, të përpiluar më 2 korrik 2020.

Po ashtu, prokurori Biraj i propozoi gjykatës që kjo marrëveshje e negociuar të aprovohet.

Aprovimin e të njëjtës e kërkoi edhe përfaqësuesi i të dëmtuarit Ajet Krasniqi, avokati Sylë Hoxha, duke shtuar se nuk e kundërshton këtë marrëveshje, mirëpo i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe parashtrojnë kërkesë pasurore-juridike.

Aprovimin e marrëveshjes së arritur e kërkoi edhe avokati Dodaj, i cili tha se është i bindur së i mbrojturi i tij e ka kuptuar drejtë pranimin e fajësisë, pas së cilit veprim qëndroi vet Kallaba.

Pas kësaj, gjykatësi Osmani mori aktvendim që kjo marrëveshje të aprovohet, duke shpallur menjëherë aktgjykimin dënues.

Sipas aktgjykimit, Kallaba u dënua me 22 muaj burgim për veprën penale “vrasje në tentativë”, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, prej 21 gushtit të vitit 2019 e deri më 7 shtator 2020.

Për veprën penale “kanosje” ai u dënua me 2 muaj burgim, i cili dënim do të zëvendësohet me atë me gjobë, në shumën prej 500 euro.

Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, Kallaba u dënua me 800 euro gjobë.

Gjykatësi Osmani gjithashtu bëri të ditur se ndaj të akuzuarit ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, për çka do të ketë aktvendim të veçantë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të 28 majit 2020, Florim Kallaba akuzohet se me 21 gusht 2018, në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje me fqiun e tij, Petrit Krasniqi, i cili kishte vendosur skelet në oborrin e shtëpisë së tij pa e pyetur, e kërcënon me pistoletë deri sa ai ishte në skele.

Në aktin akuzues thuhet se në atë moment ndërhyn vëllai i Petritit, i dëmtuari Ajet Krasniqi, duke ja kapur dorën ku e kishte pistoletën, ku gjatë përleshjes i akuzuari shkrep njëherë dhe e godet në nofullën e poshtme të djathtë, duke shkaktuar thyrje të dhëmbëve.

Me këto veprime, Kallaba akuzohet se ka kryer veprën penale të tentim vrasjes.

Sipas pikës së dytë të aktakuzës, Florim Kallaba akuzohet se në vend dhe në kohë të njëjtë, me përdorim të armës i kanoset personit tjetër, me vepra, armë apo gjeste, për çka dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes.

Ndërsa në pikën tre të aktakuzës, ai akuzohet se në vend dhe kohë të njëjtë ka kryer veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Lajmet e Fundit