8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Gucati: Dikush me syze e kapelë solli 4 mije dosje të Gjykatës Speciale në zyrat tona

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur sot në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla, shkruan Express

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Husni Gucati, ka thënë për Express se në këto dosje ka edhe emra të dëshmitarëve.

“Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.

Gucati tha se këto dosje kanë dalë nga Gjykata Speciale.

“Është material i Gjykatës Speciale që ka dalë prej tyre, dikush e ka pru në organizatë. Ka emra të dëshmitarëve. Janë nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë që kanë bashkëpunuar me Specialen”, tha Gucati.

Gucati ka treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.

“Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati.

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Nagavci: Projektligji për tekstet shkollore përmirëson cilësinë e arsimit

Të premten në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës është diskutuar për Projektligjin për tekste shkollore, të cilin është duke e kundërshtuar opozita. Madje,...

Lajmet e Fundit