3 C
Prizren
E diel, 28 Shkurt, 2021

Prizren: Dështon të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarit se ka kryer rrëmbimin e një vajze para 20 viteve

Të hënën, në Gjykatën Themlore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Palla, i dyshuar që ka kryer veprën penale të rrëmbimit në bashkëkryerje.

Shkak për mosmbajtjne e kësaj seance, ishte kërkesa e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Hajrip Krasniqi, që nga prokuroria të pajiset edhe me disa shkresa të tjera, siç janë, kallëzimi penal, atkvendimi për fillimin e hetimeve, aktvendimi për pushimin e hetimeve dhe aktvendimi per zgjerimin e hetimeve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Genc Nixha, deklaroi se nëse gjykata konsideron që nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së shqyrtimit fillestar, të njëjtën ta shtyn për një kohë të arsyeshme.

Pas deklarimit të palëve, kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi, mori vendim që ky shqyrtim të mos mbahet dhe i njëjti u  caktua të mbahet me 04.02.2021 në ora 13:05.

Ndryshe sipas aktaluzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur me  07 Janar 2001, Naim Palla akuzohet se  rreth orës 20:30 në Prizren, në bashkëkryerje me të pandehurit Ajrush Hamza, Orhan Çakër dhe Deniz Palla – të gjithë nga Prizreni, në marrëveshje paraprake kryejnë rrëmbimin e të dëmtuarës P. K., nga Prizreni.

Tutje në aktakuzë thuhet se  në atë mënyrë që natën kritike para shtëpisë së viktimës në fjalë duke shfrytëzuar edhe momentin kur në lagjen në fjalë nuk ka pasur energji eletrike e rrëmbejnë të njejtën duke e futur në një automjet me ç’rast e dërgojnë në shtëpinë e të pandehurit Ajrush Hamza, e cila gjendet në fshatin Nebrogoshte, Komuna e Prizrenit, e më pas pasi që kontaktojnë me babain e viktimës, O. K., nga i njëjti kërkojnë shumën prej 420.000 DM ( Katërqind e njëzetëmijë marka gjermane ), duke u kërcënuar se do ta rrezikojnë jetën dhe trupin e viktimës, të cilën e mbajnë të ngujuar në shtëpinë e lartpërmendur duke e keqtrajtuar edhe seksualisht, deri me datën 08 Shkurt 2001, ashtu që nëna e viktimës, F. K. sipas kërkesave të të pandehurve, ia dorëzon shumën prej 420.000 DM ( Katërqind e njëzetmijë marka gjermane ) të vendosura në një resiver ngasësit të autobusit, Hamëz Sokoli i cili ka drejtuar autobusin e linjës Prizren – Sofje, ku është konstatuar se në autobusin në fjalë ka qenë si pasagjer i pandehuri Deniz Palla, i cili edhe i ka marrë ta hollat e dorëzuara dhe dhe është arratisur nga territori i Kosovës.

Me këto veprime Naim Palla, akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale të Rrëmbimit./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Mbi 50 mijë punëtorë humbën vendin e punës, 10 mijë operatorë falimentuan në tërë Kosovën

Si pasojë e pandemisë 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur vendin e punës, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, kryetari i...

Gazetari Orhan Galushi kthehet në Prizren për t’i ndihmuar bashkëqytetarët romë

Bëri mijëra kilometra që të vijë në Prizren dhe të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Orhan Galushi ka 35 vjet që është larguar nga...

Zafir Berisha për kryetarin e Prizrenit: Ai s’është në gjendje ta menaxhojë një kope delesh

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë ashpër kritik ndaj qeverisjes së kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. Pas acarimeve që ndodhën në kuvendin...

Vdes një person nga Prizreni i infektuar me COVID-19

Një 77 vjeçar nga Prizreni i infektuar me COVID-19 ka vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore që i ka shkaktuar ky virus. Një gjë e...

Erdogan-Kurtit: U gëzova që partia juaj do ta rishikojë vendimin për Ambasadën në Jerusalem

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke se përveç dialogut Kosovë-Serbi, në tavolinën e kryeministrit do ta gjejë edhe një çështje tjetër, atë të...

Formula 1 do të rikthehet në Afrikë

Formula 1 synon të rikthehet në Afrikë, aty ku prej vitit 1993 nuk zhvillohet asnjë garë në këtë sport. Ai që po këmbëngul për...

Arrestohet një person në Suharekë, dëboi nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Suharekë. Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull nën ndikimin e...

Kaq është paga mesatare e kosovarëve në Gjermani

Mbi 900 mijë shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani. Mbi 350 mijë janë në marrëdhënie të rregullta pune, shumica si të kualifikuar. Por...

I shumëkërkuari nga policia ka punuar mjek në Malishevë, reagon Oda e Mjekëve të Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi në kërkim. Personi i kërkuar është Ramadan (Feriz) Sopaj i lindur me 03.05.1955 n? fshatin...

Kështu dukej rruga Gjonaj-Tupec mëngjesin e sotëm, policia thotë se zona është pastruar menjëherë (FOTO)

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, kjo zonë është liruar për lëvizje dhe nga kjo shembje gurësh, nuk ka pasur dëme në...

Ibrahim Rugova – arritjet dhe dështimet politike

Fadil Sahiti Tri qasje janë ravijëzuar në diskursin rreth figurës së Ibrahim Rugovës. E para përfaqësohet nga ‘myhibët’ e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) –...

Sot ‘Derby della Madonnina’

AC Milan do të ndeshet me Interin në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A sot në orën 15:00. Edhe trajnerët e skuadrave Stefano...

“U ndjeva si vampir” – Fury zbulon pse ia lëpiu gjakun në qafë Wilderit

Tyson Fury e ka shpjeguar më në fund çastin e çuditshëm kur ia lëpiu me gjuhë gjakun në qafë Deontay Wilderit, në rimeçin e...

76 vjet nga vrasja e Shaban Polluzhës

Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës vritet Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur të zonës së Drenicës...

Dilema të shumta lidhur me projektin për hidrocentralin me digë në Drinin e Bardhë

Dilema të shumta lidhur me planin për ndërtimin e një hidrocentrali me digë në Drinin e Bardhë janë shpalosur të enjten nga banorët e...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

  Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Lajmet e Fundit