-3 C
Prizren
E mërkurë, 27 Janar, 2021

Prizren, 15 aktakuza kundër 17 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë ngritur 25 aktakuza ndaj 28 personave, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë ndalur 17 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të dyshuar.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

- Advertisement -

Më Shumë

Mbi 30 anëtarë të rinj në Kobaj, aderuan në PDK

Mbi 30 anëtarë të rinj të fshatit Kobaj kanë aderuar në PDK. Aderimi i tyre është mirëpritur nga kryetari i degës së PDK-së në Prizren,...

Cuadrado shërohet nga COVID-19

Juan Cuadrado është shëruar nga koronavirusi dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit për ndeshjen e Superkupës së Italisë kundër Napolit që...

Piratët vrasin një dhe rrëmbejnë 15 pjesëtarë të anijes turke

Piratët kanë sulmuar një anije mallrash turke në ujërat e Afrikës Perëndimore dhe kanë rrëmbyer 15 marinarë, ndërsa një e kanë vrarë, kanë thënë...

Vrasja e të miturit në Prizren, Prokuroria kërkon të përcaktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin

Një rast tejet i rëndë ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Prizrenit. Një 15 vjeçar humbi jetën si pasojë e therrjes me thikë, pas...

Zidane: Duhet t’i pyesni lojtarët nëse besojnë tek unë

Alcoyano ishte surpriza e cila arriti që të eliminojë Real Madridin nga Copa del Rey pas fitores 2-1.Këtë fitore klubi i ligës së tretë...

102 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit

Sot janë bërë 102 vjet që kur ka vdekur kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në...

Aksident në Prizren, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prizren, njofton policia e Kosovës. Lëndim trupor kanë pësuar dy vozitësit dhe katër pasagjere...

Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, sot pritet të nënshkruhet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arismit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj...

Aksident mes dy veturave në Prizren, shoferët bëhen për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 mes dy veturave në rrugën “Ismail Kryeziu”, ku deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur...

Katër kandidatë për deputetë të AAK-së mbesin jashtë listës zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka publikuar vendimet lidhur me ankesat e partive politike për shkak të moscertifikimit nga ana e KQZ-së...

Ish-prokurori Hoxha tregon pse iu kthye politikës

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, në Interaktiv të KTV-së ka dhënë arsyet pse ka vendosur t’i kthehet politikës dhe të garojë...

NISMA thotë se KQZ-ja veproi me standarde të dyfishta për moscertifikimin e kandidatëve

Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor, veproi me standarde të dyfishta, kur vendosi për çështjen e certifikimit të...

Në Prizren konfirmohen vetëm 3 raste të reja me koronavirus

Vetëm tri raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të marte në komunën e Prizrenit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga...

Mustafi do të largohet nga Arsenali, e konfirmon babai i tij Kujtim Mustafi

Mustafi do të largohet nga Arsenali, e konfirmon babai i tij Kujtim Mustafi Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali deri në verë pasi tashmë...

Berisha: Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar shtëpinë e familjes

Valon Berisha, futbollist i Kombëtares së Kosovës ka folur sot për mediat në Francë, “sofoot”. Kosovari e nisi me një superdeklaratë: “Pas luftës, u ktheva...

Kandidatët për deputetë të VV-së në Prizren kërkuan besimin e votuesve në Hoqë dhe Brestofc

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë zhvilluar dje takimet e tyre paraelektorale. Ata janë takuar me votuesit e fshatit Hoqë dhe Brestofc, “Në...

Lajmet e Fundit