5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Prizren: Ngacmon ish-bashkëshorten, arrestohet

Policia e Prizrenit ka arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ngacmuar ish-bashkëshorten e tij.

Policia ka bërë të ditur se i arrestuari jeton jashtë Kosovës, por disa herë ka ardhur në Kosovë dhe ka ngacmuar ish-bashkëshorten e saj, e cila tashmë e ka njoftuar policinë.

“Në orët e mbrëmjes, një viktimë e gjinisë femërore e ka thirr policinë në Prizren për t’i dalë në ndihmë pasi ndjehej e ngacmuar dhe e rrezikuar nga ish bashkëshorti i saj i cili jeton në një shtet perëndimor e që disa herë kishte ardhur afër oborrit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë nga rajoni i Prizrenit, transmeton Koha.net.

Policia e Stacionit Policor “Veriu” kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast e kanë identifikuar të dyshuarin i cili në ato momente kishte në duar një palë dylbi.

I njëjti është arrestuar dhe ndaj tij, prokurori i shtetit, e ka nënshkruar vendimin për ndalim policor.

Më Shumë

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Zymi i Hasit merr Planin e Menaxhimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit

Ministrja Saranda Bogujevci ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit për fshatin Zym të Hasit, duke shënuar një hap të rëndësishëm për...

Lajmet e Fundit